Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët e rinj do të betohen më 15 prill

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.

Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.

Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga rubrika

Jakub Kulhánek (majtas) dhe Svetllan Stoev

Bullgaria dhe Republika Çeke janë duke shkëmbyer intensivisht informacione në lidhje me shpërthimet në Varbetice

Shkëmbimi intensiv i informacionit midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke për hetimin e shpërthimeve në një depo ushtarake në Varbetice , ku ishte i përfshirë emri i tregtarit bullgar të armëve Emilijan Gebrev, po vazhdon. Kjo u bë e qartë pas një..

botuar më 21-06-11 4.26.MD
Laura Kovesi

Fillon një procedurë e re për zgjedhjen e prokurorëve bullgarë në Prokurorinë Evropiane

Prokuroria Evropiane - PE nuk është një institucion i huaj - ajo u shërben qytetarëve evropianë, tha Prokurorja e Përgjithshme Evropiane Laura Kovesi në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Evropës në Sofje. “Ne do të hetojmë krimet me fondet..

botuar më 21-06-11 3.49.MD
Violeta Komitova

Dhoma e Ndërtuesve është e pakënaqur nga kabineti i përkohshëm

Dhoma Bullgare e Ndërtuesve i dërgoi një deklaratë proteste Presidentit Rumen Radev. Kompanitë janë të pakënaqura me punën e qeverisë së përkohshme dhe më saktë me punën e ministres rajonale arkitektes Violeta Komitova, njoftoi BGNES...

botuar më 21-06-11 2.18.MD