Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët e rinj do të betohen më 15 prill

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.

Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.

Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga rubrika

Të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit mbeten nën 1 për qind

110 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.8 për qind janë mostrat pozitive nga 13 668 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Qytet Sofja përsëri ka më shumë të infektuar - 41. Pasuar nga..

botuar më 21-06-18 8.48.PD

Ekziston një dialog midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i rëndësishëm dhe mik i ngushtë, prandaj zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është me rëndësi për Bullgarinë . Kjo kërkon kontakte të rregullta, dialog dhe bashkëpunim, tha Presidenti Rumen Radev..

botuar më 21-06-17 7.59.MD
Bujar Osmani dhe Svetllan Stoev

Bullgaria pret hapa konkretë nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Në forumin përfundimtar në Antalia, në kuadër të presidencës së rotacionit të Turqisë të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës..

botuar më 21-06-17 5.31.MD