Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – e shqetësuar për vaksinën Johnson & Johnson

Foto: BGNES

"Ne jemi të shqetësuar për raportet e sotme nga SHBA-ja në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Presim që të kemi një vendim në fund të ditës, pasi Agjencia Evropiane e Barnave shpalli qëndrimin e vet." Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, bënë të ditur reporterët tanë.

Angellov theksoi se është duke u diskutuar mundësia që çdonjëri i cili dëshiron të mund te vaksinohet me AstraZeneca. Për ata që nuk duan ta vaksinohen, ne do të vendosim se me çfarë mund të zëvendësohet. Komenti i Angellovit erdhi pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandoi që vaksina Johnson & Johnson kundër Covid-19 të pezullohet përkohshëm. Arsyeja - një studim mbi lidhjen e mundshme midis vaksinimit dhe mpiksjes së gjakut.


Më shumë nga rubrika

Stojço Kacarov

Propozojnë reformimin e sistemit shëndetësor

Duhet të fillojnë negociata për ndryshimet në Marrëveshjen Kornizë Kombëtare dhe në modelin e sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe të hiqen limitet për shtigjet klinike, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Në një takim me udhëheqjet e..

botuar më 21-06-14 12.11.MD
Rosica Mateva

Po presin 800 makina të votimit nga Tajvani dhe 672 nga Holanda

Do të ketë më shumë se një makinë votimi në më shumë se 700 vendvotime në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut, tha para bTV Rosica Mateva, nënkryetare dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). “Nëse do të mbetemi me 9600 makina,..

botuar më 21-06-14 11.36.PD

Në 12 zona nuk ka të infektuar me Covid-19

42 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. 1.21 për qind e 3470 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në qytetin e Sofjes - 7. Pastaj ndjekin rrethet e qyteteve Sliven,..

botuar më 21-06-14 9.07.PD