Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – e shqetësuar për vaksinën Johnson & Johnson

Foto: BGNES

"Ne jemi të shqetësuar për raportet e sotme nga SHBA-ja në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Presim që të kemi një vendim në fund të ditës, pasi Agjencia Evropiane e Barnave shpalli qëndrimin e vet." Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, bënë të ditur reporterët tanë.

Angellov theksoi se është duke u diskutuar mundësia që çdonjëri i cili dëshiron të mund te vaksinohet me AstraZeneca. Për ata që nuk duan ta vaksinohen, ne do të vendosim se me çfarë mund të zëvendësohet. Komenti i Angellovit erdhi pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandoi që vaksina Johnson & Johnson kundër Covid-19 të pezullohet përkohshëm. Arsyeja - një studim mbi lidhjen e mundshme midis vaksinimit dhe mpiksjes së gjakut.


Më shumë nga rubrika

Kornelija Ninova: Duhet të lidhim marrëveshje me shkrim me ITN, në rast të kundërt nuk do ta përkrahim kabinetin

Partia Socialiste Bullgare (BSP) do ta përkrahte qeverinë e “Ka një popull të tillë” (ITN) vetëm pasi nënshkruhet një marrëveshje me partinë e Sllavi Trifonovit, bëri të ditur liderja e së majtës Kornelija Ninova. Vendimi përfundimtar do të merret..

botuar më 21-07-28 3.46.MD

Deputetët anuluan pushimet e tyre verore

Parlamenti nuk do të pushojë në gusht, votuan deputetët. Propozimin e paraqitur nga partia “Ka një popull të tillë” që Kuvendi Popullor për të mos dalë në pushimet tradicionale verore njëmujore e mbështetën 119 deputetë. Asnjë deputet nuk votoi..

botuar më 21-07-28 1.21.MD
Ivajllo Vëllçev

Kryeministri dëshiron një marrëveshje publike të koalicionit për një qeveri të re

Pres që partitë politike në kuadrin e dialogut të tyre për të formuar një qeveri, të gjejnë një mënyrë për një marrëveshje të koalicionit publik me përgjegjësi të përcaktuara qartë. Këtë e deklaroi Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev në fillim..

botuar më 21-07-28 11.43.PD