Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valdis Dombrovskis para BNR-së: Bullgaria mund të aplikojë euron gjatë vitit 2024

Valdis Dombrovskis
Foto: EPA/BGNES

"Bullgaria është ende duke punuar mbi planin e rimëkëmbjes - veçanërisht në pjesët për qëllimet e gjelbra dhe përfshirjen sociale, përpara se ta paraqesë atë në Bruksel," vuri në dukje Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis para BNR.

Sipas tij, në qoftë se një vend paraqet planin e tij pas fundit të prillit do të marrë para jo më herët nga vjeshta.

"Autoritetet bullgare duhet të vendosin se kur do t’ia paraqitin për miratim planin e rimëkëmbjes Komisionit Evropian," tha Dombrovskis. Sipas tij, megjithë pasojat e krizës dhe situatën politike në Bullgari, vendi ynë mund të aplikojë euron në vitin 2024, nëse plotësohen kriteret e Mastrihtit dhe angazhimet shtesë në lidhje me përgatitjen.


Më shumë nga rubrika

Tregtia elektronike në BE modernizohet me rregulla të reja të TVSH-së

Rregullat e reja të TVSH-së për tregtinë elektronike hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2021 në të gjithë BE. Qëllimi është të ulin barrën administrative të bizneseve të cilat realizojnë shitje transkufitare online nëpërmjet vendosjes së një sistemi unik..

botuar më 21-06-09 1.30.MD

Sezoni i vjeljes së qershisë në Bullgari ka filluar

Filloi vjellja, grumbullimi dhe blerja e qershive në rajonin e qytetit Kjustendill - kjo pjesë e Bullgarisë është afirmuar si kopshti i qershive i vendit tonë. Kurse vjelja e frutës së shijshme pritet që të zgjasë deri në mesin e muajit korrik...

botuar më 21-06-08 10.02.PD

Çmimi i ulët i blerjes dhe prodhimi bajat - pengesa për korrjen e livandës të këtij viti

Bullgaria gjendet në krye të prodhuesve  të vajit të livandës në botë, ku përpara disa vjetëve pati zhvendosur dhe Francën. Tregje tradicionale, për të cilat vendi ynë eksporton vajin e livandës janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca,..

botuar më 21-06-06 10.35.PD