Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valdis Dombrovskis para BNR-së: Bullgaria mund të aplikojë euron gjatë vitit 2024

Valdis Dombrovskis
Foto: EPA/BGNES

"Bullgaria është ende duke punuar mbi planin e rimëkëmbjes - veçanërisht në pjesët për qëllimet e gjelbra dhe përfshirjen sociale, përpara se ta paraqesë atë në Bruksel," vuri në dukje Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis para BNR.

Sipas tij, në qoftë se një vend paraqet planin e tij pas fundit të prillit do të marrë para jo më herët nga vjeshta.

"Autoritetet bullgare duhet të vendosin se kur do t’ia paraqitin për miratim planin e rimëkëmbjes Komisionit Evropian," tha Dombrovskis. Sipas tij, megjithë pasojat e krizës dhe situatën politike në Bullgari, vendi ynë mund të aplikojë euron në vitin 2024, nëse plotësohen kriteret e Mastrihtit dhe angazhimet shtesë në lidhje me përgatitjen.


Më shumë nga rubrika

Ka mbi 100 projekte bullgaro-greke në kuadër të programit evropian të bashkëpunimit ndërkufitar

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Greqisë në kuadër të programit evropian të bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG filloi në fund të viteve 1990 me programin INTERREG I (1990-1993). Periudha e fundit programore INTERREG V-A 2014-2020 u miratua nga..

botuar më 21-07-19 11.09.PD

22% më shumë janë "të varfrit që punojnë" që nga fillimi i vitit

Edhe pse me të ardhura të ulëta, jetonim më mirë përpara shfaqjes së pandemisë, sesa tani - thotë një muzikant i njohur bullgar. Puna jonë u pakësua shumë, por llogaritë e faturave për ujë dhe korrent ecin çdo muaj, kurse nëpër dyqane çdo gjë po..

botuar më 21-07-17 3.50.MD

Viti është bujar ndaj prodhuesve të mjaltit, të paktën tani për tani

Pranvera e vitit 2021 në Bullgari qe e ftohtë dhe e lagësht, kurse vеra sikurse disi u vonua, por hyri me temperatura të larta dhe reshje të mëdha shiu. Dhe nëse kjo për njerëzit ishte më tepër një anomali, del se periudha ka ofruar një shans të..

botuar më 21-07-08 10.35.PD