Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valdis Dombrovskis para BNR-së: Bullgaria mund të aplikojë euron gjatë vitit 2024

Valdis Dombrovskis
Foto: EPA/BGNES

"Bullgaria është ende duke punuar mbi planin e rimëkëmbjes - veçanërisht në pjesët për qëllimet e gjelbra dhe përfshirjen sociale, përpara se ta paraqesë atë në Bruksel," vuri në dukje Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis para BNR.

Sipas tij, në qoftë se një vend paraqet planin e tij pas fundit të prillit do të marrë para jo më herët nga vjeshta.

"Autoritetet bullgare duhet të vendosin se kur do t’ia paraqitin për miratim planin e rimëkëmbjes Komisionit Evropian," tha Dombrovskis. Sipas tij, megjithë pasojat e krizës dhe situatën politike në Bullgari, vendi ynë mund të aplikojë euron në vitin 2024, nëse plotësohen kriteret e Mastrihtit dhe angazhimet shtesë në lidhje me përgatitjen.