Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 403

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria pret që të arrijë imunitet kolektiv deri në qershor

Deri në qershor do të mbërrijnë sasi të mjaftueshme të vaksinave të ARN dhe ne do të jemi në gjendje të krijojmë imunitet kolektiv. Këtë e tha para BNT prof. Todor Kantarxhiev, anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar kundër Covid-19. Ai komentoi se Bullgaria miraton futjen e certifikatave të vaksinimit për udhëtime. "Jemi të qartë se Bullgaria është një destinacion turistik dhe mendoj se po bëhet një politikë shumë aktive me fqinjët tanë dhe në nivelin e BE për të pasur një lëvizje më të lirë, por të kontrolluar të njerëzve," shpjegoi Kantarxhiev. Në kuadrin e dy javëve do të disponojmë rezultatet e testeve nëse dozat e para dhe të dyta të llojeve të ndryshme të vaksinave mund të kombinohen, por nga pikëpamja juridike kjo ende nuk është e vlefshme, shtoi profesori.


Të shëruarit janë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

2944 janë rastet e reja të koronavirusit në vend pas 16 242 testeve të kryera në 24 orët e fundit. Pak më shumë se 18% e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në qytetin e Sofjes – 692, pasuar nga Varna - 282, Plovdivi -270 dhe Burgasi me 253 të infektuar. Rastet aktive janë 69 962. Në spitale ka 9 799 pacientë. 799 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Të vdekurit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 127. 3995 veta u kuruan. Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh janë injektuar 10 503 doza vaksinash. Që nga fillimi i pandemisë janë bërë 590 495 vaksina. 116 423 njerëz janë imunizuar me dy doza.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Stojço Kacarov

Bashkohemi në kontratat e KE me Pfizer për 2 vjet

Qeveria ka vendosur të bashkohet me marrëveshjen që Komisioni Evropian arriti për vaksinat Pfizer për vitet 2022 dhe 2023. Kështu, vaksinat do të sigurohen për dy vitet e ardhshme, nëse është e nevojshme. Kjo u njoftua në një konferencë nga..

botuar më 21-05-17 5.18.MD
Georgi Todorov

Sistemi bullgar i certifikimit për Covid-19 është i integruar me atë evropian

Më 14 maj përfundoi integrimi i sistemit bullgar të certifikatës digjitale që vërteton imunizimin kundër Covid-19, një test negativ ose prania e antitrupave pas një infeksioni koronavirus me sistemet e vendeve të tjera evropiane. Kjo u njoftua nga..

botuar më 21-05-17 4.07.MD
Ministri Stojço Kacarov

Organizim i ri i imunizimit kundër Covid-19

Në një video-fjalim Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të vaksinohen. "80% e atyre që vdiqën nga Covid-19 ishin bashkatdhetarë tanët mbi moshën 60 vjeç. Ju kujtoj se vaksinimi është falas. Kohëzgjatja e..

botuar më 21-05-17 1.59.MD