Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po fillon punë Parlamenti i ri bullgar

Foto: BGNES

Sot është seanca e parë e Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor të zgjedhur më 4 prill. Nëse kërkojmë një simbolikë në zgjedhjen e datës - 15 prill, do të vëmë re se ajo është e lidhur me akoma dy ngjarje të tjera të rëndësishme, që kanë të bëjnë me historinë e parlamentarizmit bullgar.

Më 14  prill 1876 në zonën Oborishte pranë qytetit Panagjurishte u mblodh kuvendi i konsideruar si i pari popullor. Në të mbrojtësit e lirisë bullgare morën vendim të shpallin një kryengritje për çlirimin e vendit nga sundimi osman.

Vetëm tre vjet më vonë, më 17 prill 1879, në qytetin Veliko Tërnovo, u mblodh dhe Kuvendi i Parë i Madh Popullor, si një vazhdimësi e Asamblesë Kushtetuese (10 shkurt 1879-16 prill 1879), e cila miratoi ligjin themelor të vendit për 68 vitet e ardhshme - Kushtetutën e Tërnovos. Kryetar i mbledhjes-takim ishte ekzarku bullgar Antim I.  

Në kohën më të re, tradita dikton që seanca e parë e secilit parlament të ri të drejtohet nga anëtari më i vjetër i parlamentit. Pas vitit 1989 ky nder i ka rënë një numri figurash të shquara publike, mes të cilëve janë poeti Josif Petrov, historiani Andrej Pantev, aktorët Kosta Conev dhe Stefan Danaillov.....

Sot përgjegjësinë të hap Parlamentin e 45 Bullgar e ka zonja Mika Zajkova, deputete e zgjedhur nga lista e partisë “Ka një popull të tillë”. Ajo është këshilltare në vazhdim të shumë viteve mbi çështjen ekonomike në Konfederatën e Punës “Podkrepa” dhe në moshën 79 vjeçe është doajeni në parlamentin aktual.  Anëtari më i ri në Kuvendin Popullor është Sasho Savov – një ekonomist 25 vjeç, i cili ka hyrë me preferenca nga lista e partisë GERB në qytetin Haskovo.

Në Kuvendin e 45 Popullor hyjnë 6 parti. Më i madh do të jetë grupi parlamentar i partisë GERB me 75 deputetë,  ndjekur nga partia “Ka një popull të tillë” - me 51 deputetë, Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 43 deputetë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - me 30 deputetë , “Bullgaria Demokratike” me 27 deputetë dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”-me 14.

Seanca e parë solemne do të zhvillohet në ndërtesën historike të Kuvendit Popullor, në sheshin me të njëjtin emër në Sofje. Për këtë u morën vesh përfaqësuesit e të gjitha formacioneve politike të përfaqësuara në parlament, pa partinë GERB.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Janë të domosdoshme projekte me potencial të qëndrueshëm në të cilat të investojë fondi “Tri Dete”

Konektiviteti në shkencë, arsim dhe inovacionet ishin theksat në presidencën bullgare të “Tri Deteve”. Iniciativa tani është mjaftë e njohur si në regjionin e vendeve anëtare, ashtu edhe në përmasë globale, tha presidenti Rumen Radev, organizator i..

botuar më 21-07-09 5.47.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Bashkimi Evropian ka miratuar planin e rimëkëmbjes së Qipros Komisioni Evropian i dha dritë të gjelbër Planit për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë, të prezantuar nga Qiproja, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në..

botuar më 21-07-09 2.47.MD

Përfundon fushata parazgjedhore – çfarë të presim?

Po përfundon një fushate e dobët paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Arsyet për këtë janë si karakteri i parakohshëm i zgjedhjeve në sezonin e pushimeve, ashtu dhe paratë e shumta të harxhuara nga partitë në fushatën e..

botuar më 21-07-09 7.15.PD