Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po fillon punë Parlamenti i ri bullgar

Foto: BGNES

Sot është seanca e parë e Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor të zgjedhur më 4 prill. Nëse kërkojmë një simbolikë në zgjedhjen e datës - 15 prill, do të vëmë re se ajo është e lidhur me akoma dy ngjarje të tjera të rëndësishme, që kanë të bëjnë me historinë e parlamentarizmit bullgar.

Më 14  prill 1876 në zonën Oborishte pranë qytetit Panagjurishte u mblodh kuvendi i konsideruar si i pari popullor. Në të mbrojtësit e lirisë bullgare morën vendim të shpallin një kryengritje për çlirimin e vendit nga sundimi osman.

Vetëm tre vjet më vonë, më 17 prill 1879, në qytetin Veliko Tërnovo, u mblodh dhe Kuvendi i Parë i Madh Popullor, si një vazhdimësi e Asamblesë Kushtetuese (10 shkurt 1879-16 prill 1879), e cila miratoi ligjin themelor të vendit për 68 vitet e ardhshme - Kushtetutën e Tërnovos. Kryetar i mbledhjes-takim ishte ekzarku bullgar Antim I.  

Në kohën më të re, tradita dikton që seanca e parë e secilit parlament të ri të drejtohet nga anëtari më i vjetër i parlamentit. Pas vitit 1989 ky nder i ka rënë një numri figurash të shquara publike, mes të cilëve janë poeti Josif Petrov, historiani Andrej Pantev, aktorët Kosta Conev dhe Stefan Danaillov.....

Sot përgjegjësinë të hap Parlamentin e 45 Bullgar e ka zonja Mika Zajkova, deputete e zgjedhur nga lista e partisë “Ka një popull të tillë”. Ajo është këshilltare në vazhdim të shumë viteve mbi çështjen ekonomike në Konfederatën e Punës “Podkrepa” dhe në moshën 79 vjeçe është doajeni në parlamentin aktual.  Anëtari më i ri në Kuvendin Popullor është Sasho Savov – një ekonomist 25 vjeç, i cili ka hyrë me preferenca nga lista e partisë GERB në qytetin Haskovo.

Në Kuvendin e 45 Popullor hyjnë 6 parti. Më i madh do të jetë grupi parlamentar i partisë GERB me 75 deputetë,  ndjekur nga partia “Ka një popull të tillë” - me 51 deputetë, Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 43 deputetë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - me 30 deputetë , “Bullgaria Demokratike” me 27 deputetë dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”-me 14.

Seanca e parë solemne do të zhvillohet në ndërtesën historike të Kuvendit Popullor, në sheshin me të njëjtin emër në Sofje. Për këtë u morën vesh përfaqësuesit e të gjitha formacioneve politike të përfaqësuara në parlament, pa partinë GERB.


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Svetllan Stoev

Nuk ka nevojë për ndërmjetës midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Intensifikimi i dialogut me Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë një përparësi që nga dita e parë e qeverisë së përkohshme, tha për gazetën “24 Çasa” Ministri i Jashtëm në detyrë Svetllan Stoev. Qëllimi ynë vazhdon të jetë arritja e..

botuar më 21-08-04 11.05.PD

A po pakësohen shanset për të formuar një qeveri me mbështetjen e "partive të protestës"?

Një person pa përvojë në politikë, por me përvojë në biznesin privat. Kështu më shkurtimisht mund të përshkruhet kandidati për Kryeministër Pllamen Nikollov, i shpallur nga "Ka një popull të tillë" (ITN). Partia që fitoi zgjedhjet e..

botuar më 21-08-02 3.44.MD
Pllamen Nikollov

Reagimet e para pas shpalljes së kandidaturës së Pllamen Nikollovit për kryeministër

Partia “Ka një popull të tillë” - ITN do të kërkojë mbështetje për projekt-kabinetin e saj me Kryeministrin Pllamen Nikollov nga “Bullgaria Demokratike” dhe “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!”. Kryetari i grupit më të madh parlamentar, Toshko Jordanov, tha..

botuar më 21-07-30 8.22.MD