Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të shëruarve po vazhdon të jetë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19

Foto: BGNES

2517 janë të infektuarit me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 16.5% e 15 297 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Sofjes – 599, pasuar nga Plovdivi me 228, Varna me 177 dhe Burgas me 161 të infektuar.

Numri i rasteve aktive është zvogëluar në 68 707. Ka gjithashtu një rënie të lehtë në numrin e njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 - 9685. Ka 807 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv.

Të vdekurit me koronavirus janë 125. Për të dytën ditë me radhë 3647 personat e kuruar tejkalojnë numrin e të infektuarve rishtazi.

14 882 njerëz janë vaksinuar në 24 orët e fundit. Numri i të vaksinuarve në vend është 605 377. 119 879 persona janë imunizuar me dozën e dytë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD