Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i BNR-së Balltakov me pyetje ndaj Kryeministrit Borisov

Drejtori i BNR-së Andon Balltakov
Foto: BNR

Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Andon Balltakov i dërgoi një letër Kryeministrit Bojko Borisov, duke e pyetur se pse Këshilli i Ministrave ka vendosur të ulë buxhetin e radios me gati 229 621 euro, duke u argumentuar me shpenzimet e shtetit për pandeminë, deri sa në të njëjtën kohë është miratuar një transferim prej 10.2 milion eurosh për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ për të mbuluar borxhet e prapambetura, dhe për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/ prej 1.406.053 eurosh.

Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së paralajmëron se zvogëlimi i mjeteve për shpenzimet kapitale do ta vendosë Radion në një pozitë joadekuate për shoqërinë, pasi ajo do të ngadalësojë zhvillimin digjital dhe rinovimin e teknikës së transmetimit.

Sipas Andon Balltakovit, një politikë e tillë ndaj BNR-së është "tendencioze dhe e qëllimshme".

Ai theksoi se Radioja është organizata gazetareske me besimin më të madh në shoqëri, dhe në kushtet e krizës menaxhimi i medias publike arriti të mbulojë deficitin prej 2 812 106 eurosh.


Më shumë nga rubrika

Një ndryshim në tarifat e vizave po diskutohet

Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev propozon të rritet nga 60 në 80 euro tarifa që paguajnë shtetasit e vendeve jashtë BE qër të marrë një vizë qëndrimi të shkurtër në Bullgari. Propozimet janë botuar për konsultim publik në faqen e internetit të..

botuar më 21-06-18 1.47.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

BE-ja rifilloi ndërmjetësimin midis Serbisë dhe Kosovës Një takim midis Presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti u zhvillua në Bruksel këtë javë. Ambasadori i BE-së për dialog midis Beogradit dhe..

botuar më 21-06-18 12.43.MD

Votimi i diasporës bullgare u shton vlerë zgjedhjeve në vend

Në votën e parakohshme parlamentare më 11 korrik për herë të parë jashtë shtetit pritet të hapen një numër rekord qendra të votimit   - më se 750. Që prej 30 vjetësh diaspora bullgare voton jashtë vendit por kjo e drejtë akoma ngjallë debate. Për..

botuar më 21-06-17 12.58.MD