Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbeten çadrat dhe shezlongjet falas në plazh

Marijana Nikollova
Foto: arkiv

Praktika për çadrat dhe shezlongjet falas nga viti i kaluar është e mirë dhe funksionon dhe do të zbatohet edhe këtë vit. Kjo u deklarua nga Zëvendëskryeministrja në dorëheqje Marijana Nikollova për bTV. Biznesi i detit tashmë po përgatitet për fillimin e sezonit më 1 maj, duke respektuar rregullat e sigurisë të lëshuara nga Ministria e Turizmit. Komisioni Evropian pritet të miratojë një vendim të unifikuar për certifikatën digjitale jeshile, e cila sipas Zëvendëskryeministres do të sqarojë rregullat për hyrjen e të huajve.

Atëherë autoritetet shëndetësore duhet të shpallin edhe rregullat sipas të cilave të huajit do të mund të hyjnë në Bullgari verën gjatë stinës turistike, shtoi Nikollova. Ajo nënvizoi se edhe sivjet do të shpresohet kryesisht tek turistët bullgarë.


Më shumë nga rubrika

Eko-katamaran do të shëtisë turistët nëpër Gjirin e Burgasit

Një katamaran i ri u transportua në tokë nga uzina në Carevo deri në portin e qytetit Burgas që të prezantohet për herë të parë në festën e portit më 18 maj. Gjatë muajve të ardhshëm ai do të argëtojë turistët duke i sjell ata nëpër Gjirin e..

botuar më 21-05-20 10.22.PD

Një festival origjinal mbledh njerëz nga i gjithë vendi në malin Stranxha

Edicioni i 17-të i Festivalit të Bedit /Rhododendron ponticum/ po zhvillohet këtë fundjavë në krahinën Tullpan afër fshatit Zabernovo të Mallko Tërnovos. Festa mbahet çdo vit në një vend të ndryshëm në Stranxha, por është gjithmonë në maj, kur..

botuar më 21-05-15 8.25.PD
Plazhi i pushimores Sllënçev Brjag

Pushimorja Sllënçev Brjag hap sezonin turistik më 1 qershor

Pushimorja e Detit të Zi do të hapë sezonin me infrastrukturë të rinovuar. Sidoqoftë, disa punime përfundimi janë ende duke u zhvilluar për të zëvendësuar pjesërisht trotuarin e Rrugës Qendrore dhe brenda kompleksit, janë duke u ndërtuar trotuare..

botuar më 21-05-14 4.16.MD