Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 404

| rinovuar më 21-04-15 7.39.MD
Foto: ЕPA/BGNES

Qeveria mbylli Shtabin Operativ Kombëtar për Covid-19

Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 u shpërnda sot. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Shtabi u krijua me urdhër të Kryeministrit Bojko Borisov në fillim të pandemisë në shkurt të vitit 2020. Qëllimi i tij ishte të organizonte dhe koordinonte veprimet e autoriteteve shtetërore në luftën kundër epidemisë Covid-19.


Numri i të shëruarve po vazhdon të jetë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19

2517 janë të infektuarit me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 16.5% e 15 297 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Sofjes – 599, pasuar nga Plovdivi me 228, Varna me 177 dhe Burgas me 161 të infektuar. Numri i rasteve aktive është zvogëluar në 68 707. Ka gjithashtu një rënie të lehtë në numrin e njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 - 9685. Ka 807 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Të vdekurit me koronavirus janë 125. Për të dytën ditë me radhë 3647 personat e kuruar tejkalojnë numrin e të infektuarve rishtazi. 14 882 njerëz janë vaksinuar në 24 orët e fundit. Numri i të vaksinuarve në vend është 605 377. 119 879 persona janë imunizuar me dozën e dytë.


Mbeten çadrat dhe shezlongjet falas në plazh

Praktika për çadrat dhe shezlongjet falas nga viti i kaluar është e mirë dhe funksionon dhe do të zbatohet edhe këtë vit. Kjo u deklarua nga Zëvendëskryeministrja në dorëheqje Marijana Nikollova për bTV. Biznesi i detit tashmë po përgatitet për fillimin e sezonit më 1 maj, duke respektuar rregullat e sigurisë të lëshuara nga Ministria e Turizmit. Komisioni Evropian pritet të miratojë një vendim të unifikuar për certifikatën digjitale jeshile, e cila sipas Zëvendëskryeministres do të sqarojë rregullat për hyrjen e të huajve. Atëherë autoritetet shëndetësore duhet të shpallin edhe rregullat sipas të cilave të huajit do të mund të hyjnë në Bullgari verën gjatë stinës turistike, shtoi Nikollova. Ajo nënvizoi se edhe sivjet do të shpresohet kryesisht tek turistët bullgarë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Monumenti i kolonelit Konstantin Kavarnaliev

Shkupi pengon restaurimin e monumenteve ushtarake bullgare

Ne duam të ngremë monumente ushtarake në territorin e Maqedonisë Veriore, por bisedimet janë të vështira, tha për Radion Kombëtare Bullgare Ivo Antonov nga Ministria e Mbrojtjes. Problemet nuk janë për shkak të mosveprimit të Bullgarisë, por për..

botuar më 21-05-06 1.14.MD

Rritja e deleve në Bullgari është në rënie

Dita e Shën Gjergjit konsiderohet edhe si dita e blegtorëve dhe më në veçanti e barinjve. Sipas të dhënave statistikore gjatë 20 viteve të fundit numri i deleve në vendin tonë u ul nga 11 milionë   deri në 1.3 milion, njofton BNR. Një problem për të..

botuar më 21-05-06 12.52.MD

Kufizimet për ballot dhe dasmat u hoqën

Bullgaria renditet e 20-ta në sëmundshmëri nga Covid-19 dhe e dyta në vdekshmëri në BE, njoftoi Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Prof. Kostadin Angellov në brifingun e rregullt mbi situatën epidemike. Për 14 ditët e fundit raporti i të..

botuar më 21-05-06 12.01.MD
/de/tourism/listight">