Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermerët bullgarë duan të merren parasysh ndryshimet rajonale në politikën bujqësore të Bashkimit Evropian

Foto: arkiv

Fermerët duhet të jenë në zemër të reformës së parashikuar të politikës bujqësore, ku ata do të vazhdojnë të marrin një ndihmë financiare, por me kushte të barabarta dhe procedura të lehtësuara. Kjo është e parashtrirë  në planet e ardhshme të Politikës së Përbashkët Bujqësore në Bashkimin Evropian. Në periudhën kalimtare dyvjeçare, bashkësia bujqësore mund të përfitojë nga mundësia të marrë pjesë gjatë përcaktimit të prioriteteve.

Fermerët bullgarë dëshirojnë që kjo politikë të jetë në përputhje rajonale me shtetin tonë, sepse i mendojnë si të pakrahasueshme kushtet, të cilat i kanë fermerët në Gjermani dhe këto për shembull në Bullgari. “Aty fermat janë të brezit të pastë e të gjashtë dhe tek ato çdo gjë është krijuar prej kohe, kurse tek ne po krijohet nga e para” - tha në një intervistë për BNR-Burgas Ilija Prodanov, kryetar i Bashkimit të Prodhuesve të Drithërave “Markeli”:

Ilija Prodanov

“Shqetësimi ynë më i madh është gjelbërimi, deri në çfarë mase do të ndikojë në prodhim. Të mos të ndodhë kështu që të na jetë më e leverdishme të jemi pa subvencione, sesa të kryejmë një politikë të gjelbër. Shqetësimi bazë është se dhe çfarë kërkesash do të na imponojnë. Nuk mund të spërkasim se afro gjysma e preparateve tanimë janë ndaluar. Nëse na vendosin kufizime shtesë, kjo akoma më tepër do të ulë rendimentet. Lemë 5% ugare, që nuk do të jetë e mjaftueshme, që të mund të marrim këto 5% pagime të gjelbra dhe del se me ekonomitë tona vështirë do të jemi të aftë për konkurrencë.”


Duhet të ketë një tranzicion të qetë, është kategorike Snezhana Bllagoeva, ministre fuqiplotë, e cila drejton sektorin “Bujqësi dhe peshkim” dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore pranë përfaqësisë së përhershme të Bullgarisë në Bruksel. Sipas fjalëve të saj, për qeverinë bullgare është thelbësore për të mbështetur fermerët gjatë periudhës së tranzicionit, të cilët mund të  shpresojnë tek burimet evropiane dhe kombëtare për të kapërcyer vështirësitë.

Deputeti evropian Asim Ademov, zëvendës kryetar i Komisionit mbi bujqësinë dhe zhvillimin e rajoneve fshatare (AGRI) e drejton vëmendjen tek nocioni i ri “fermer aktiv”, me të cilën u vihet fund biznes modeleve të mbrapshta të biznesit,përmes të cilave tërhiqen subvencione evropiane nga ana e individëve dhe kompanive të lidhura me ta /pa pasur asgjë të përbashkët me bujqësinë/. Është votuar dhe tavani i pagimeve deri më 100 mijë euro të një ekonomie, thotë Asim Ademov dhe shpjegon:

Asim Ademov

“Përkufizimi mbulon tre elemente - pragun minimal të veprimtarisë bujqësore nga e gjithë veprimtaria ekonomike e pronarit bujqësor, përgatitjen nga ana e shtetit-anëtar të listës negative të marrësve të pagimeve direkte dhe transparencën e personave juridik, nëse shoqëria, e cila merr pagimet është pjesë nga një fermë e madhe me aktivitete të ndryshme bujqësore.”

Ilija Prodanov e përshëndet këtë dhe saktëson se prodhuesit e drithërave nga shoqata e tij prej viteve kanë bërë thirrje për prezantimin e konceptit “Fermer aktiv”.

“Kjo është shumë e rëndësishme-firmat tradicionale, të cilat janë imponuar, të cilat kanë investuar në tokë, të cilën e përpunojnë, duhet të kenë njëfarë mbrojtje. “Fermer aktiv” na jep njëfarë mbrojtje se ne jemi firmat e vërteta.”


8 miliardë euro janë të parashikuara për Politikën e Përbashkët Bujqësore në Bashkimin Evropian në kuadrin e periudhës kalimtare dyvjeçare 2021-2022. Nga këto mjete mbi 880 milionë euro janë për Bullgarinë, ku 200 milionë euro janë mbi planin për shërim dhe rimëkëmbje nga Covid-19.

Autore: Stefka Bakërxhieva, BNR-Burgas

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Çmimi i ulët i blerjes dhe prodhimi bajat - pengesa për korrjen e livandës të këtij viti

Bullgaria gjendet në krye të prodhuesve  të vajit të livandës në botë, ku përpara disa vjetëve pati zhvendosur dhe Francën. Tregje tradicionale, për të cilat vendi ynë eksporton vajin e livandës janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca,..

botuar më 21-06-06 10.35.PD

Biznesi gjerman: Problemi kryesor në Bullgari është mungesa e krahut të punës dhe korrupsioni

Një sondazh i Dhomës Gjermane-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë tregon korrupsionin, kriminalitetin dhe mungesën e transparencës në prokurimet publike si probleme kryesore për bizneset në Bullgari , njoftoi reporterja e BNR-së Natalija..

botuar më 21-06-04 4.47.MD

Qeveria po ringjall bizneset me garanci qeveritare për kredi të shpejta

Vendi po përjeton një tranzicion të qetë nga mbyllja ekonomike te ringjallja dhe rimëkëmbja. Kjo konfirmohet edhe nga niveli i papunësisë i cili te 2 qershori është 5.65 për qind. Krahasuar me një vit më parë rënia është 37 për qind, njoftoi..

botuar më 21-06-04 1.02.MD