Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi dorëheqjen e qeverisë

Foto: BGNES

Pas debateve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi dorëheqjen e qeverisë së tretë të udhëhequr nga Kryeministri Bojko Borisov. Vendimi u mor me 156 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” dhe “abstenim”. Deputetët nga ish partia qeverisëse GERB nuk u përfshinë, megjithëse ishin në sallën plenare.

Sipas kushtetutës, dorëheqja e qeverisë u parashtrua në ditën e parë të punës së parlamentit të ri. Dokumenti u paraqit nga administrata e Këshillit të Ministrave në zyrën e Kuvendit Popullor. Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit nuk ishin të pranishëm në institucionin legjislativ, gjë që provokoi shumë kritika dhe komente. Kabineti në dorëheqje do të vazhdojë të funksionojë derisa të formohet qeveria e re.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB do të kthejë menjëherë mandatin e dytë të paplotësuar për formimin e qeverisë

Dosjen do ta kthejmë bosh, tha për bTV, bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe i grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Kirill Petkov. Mandatin do ta marrë kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov,..

botuar më 24-03-27 9.13.PD

Në Ditën Botërore të Teatrit në Bullgari jepen çmimet teatrore IKAR

Mbrëmjen e 27 Marsit, në Ditën Botërore të Teatrit, në një ceremoni zyrtare në Teatrin Kombëtar "Ivan Vazov" në Sofje për të 50-tën herë, do të ndahen çmimet kombëtare të artit skenik IKAR. Krijuesit do të marrin çmime në 23 kategori. Të..

botuar më 24-03-27 6.15.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin

Temperaturat minimale të mërkurën në Bullgari do të jenë ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje 5°. Në mëngjes reshjet e natës në vend do të pushojnë. Retë do të çahen deri në mot me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 15-20°, përgjatë detit..

botuar më 24-03-26 7.30.MD