Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Konventa e Montreux nuk do të zbatohet për kanalin e “Stambollit”

Konventa e Montreux nuk do të jetë e vlefshme për kanalin e ardhshëm të “Stambollit”, tha presidenti turk Rexhep Erdogan. Kanali i “Stambollit” nuk ka asnjëfarë lidhjeje me Konventën e Montreux për lirinë e lundrimit. Objekti i ri do t'i japë Turqisë gjithashtu  më shumë siguri, duke forcuar sovranitetin dhe pavarësinë e saj, njoftoi televizioni “Haberturk”. Kapaciteti i Bosforit është 25 000 anije në vit, por realisht kalojnë mbi 40 000. Për të kaluar ngushticën, anijet duhet të presin rreth një javë, transmetoi agjencia BGNES.

Mali i Zi po përballet me një falimentim për shkak të një autostrade të padobishme


Bashkimi Evropian është i shqetësuar për borxhin e Malit të Zi, por nuk mund t’i ndihmojë për pagimin e kredisë prej 1 miliardë dollarë , të tërhequr nga një bankë kineze, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano. Brukseli i propozoi vendit, i cili është kandidat për anëtarësi, të ndihmojë për financimin e autostradës nga porti Bar deri në Serbi. Nga 161 kilometra janë ndërtuar vetëm 40, me një çmimi prej 20 milionë eurove në kilometër. Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për efektin e investimeve kineze në rajon. Kredia me normë interesi 2% në vit rriti ndjeshëm borxhin e qeverisë. Vendi me një popullsi prej 622 000 vetash ka një borxh të jashtëm prej 4.33 miliardë eurosh ose 103% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Pas këtij viti pandemik, i cili hoqi të ardhurat kryesore nga turizmi, Mali i Zi rriti taksat dhe pjesërisht i ngriu rrogat shtetërore, shkruan Politico.  

Ministri i Shëndetësisë i Rumanisë është i pushuar nga detyra për dështimin lidhur me trajtimin e pandemisë

Kryeministri rumun Florin Cîțu shkarkoi Ministrin e Shëndetësisë Vlad Voiculescu pas javëve të tëra tensionesh në rritje dhe dështim për të trajtuar pandeminë. Përkohësisht posti është mare nga Dan Barna, i cili është zëvendëskryeministër. “Pika e fundit” në pakënaqësinë e grumbulluar shoqërore kundër Voiculescut erdhi me vdekjen e tre pacientëve të infektuar për shkak të problemit me aparatet për frymëmarrje në Bukuresht. Në fillim të prillit, ish ministri u gjobua, pasi refuzoi të mbajë maskë në parlament.

Serbia filloi prodhimin e “Sputnik V”

Instituti serb i virusologjisë “Torlak” ka filluar prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V” në Serbi. Fondi rus për investime direkte njoftoi se në këtë mënyrë  Serbia bëhet shteti i parë në Evropën Jugore, i cili prodhon “Sputnik V”. Procesi u përgjigjet standardeve më të mira në prodhimin e vaksinave dhe më vonë ato mund të eksportohen në vende të tjera nga regjioni, njoftuan nga fondi. Gjatë një vizite në institutin “Torlak” presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se në një afat nga 6 deri më 9 muaj vendi do të fillojë të prodhojë  dhe vaksinën kineze “Sinofarm”, transmetoi TANYUG.  

Pa ndonjë përparim kaluan bisedimet greko-turke në Ankara


Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të Turqisë kanë këmbyer akuza mbi një rreth të gjerë çështjesh, që nga statuti i kishës “Shën Sofja” në Stamboll deri tek qëndrimi ndaj pakicave në të dyja vendet, njofton AFP. Autoritetet turke e konsiderojnë si të mundur të zgjidhin çështjet bilaterale me Greqinë përmes dialogut, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. “Ky takim u zhvillua në një atmosferë të sinqertë. Ne shpresojmë se do të mund të zgjidhim problemet si fqinjë dhe aleatë, me ndihmën e një dialogu konstruktiv”, nënvizoi diplomati i parë turk. Ai pohoi se aktualisht ka dallime midis Athinës dhe Ankarasë në shtrirjen e kufirit detar në Detin Egje, por Turqia ka vendosur të “vazhdojë bisedimet pa kushte paraprake”. Nikos Dendias e kërcënoi Turqinë me sanksione, për shkak të politikës së saj në Detin Egje, por e ftoi Cavusoglu të vazhdojnë bisedimet në Athinë.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe euractiv.com

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD