Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë digjitale në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e Rakovskit

Takimi i Georgji Rakovskit me Tiho dhe Tonka Obretenovi në qytetin Ruse
Foto: ruse.bg

Në lidhje me 200 vjetorin nga lindja e Georgi Rakovskit, ekspozita online në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit.

Administrata e rrethit në qytetin e Danubit specifikon se ekspozita, e vendosur në sajtin e saj, përfshin 8 dokumente dhe një pikturë nga fondet e Muzeut Regjional Historik dhe nga Arkivi i Shtetit në qytet.

Janë paraqitur dhe tre letra të Rakovskit, në njërën prej të cilave ai  u bën thirrje bullgarëve të qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Patrikanës së Kostandinopojës.

Mes 26 imazheve të prezantuara është dhe shpata e revolucionarit, e gjetur në Novo Sello rreth qytetit Ruse gjatë vitit 1955. Shpata ruhet në Muzeun Regjional Historik në qytetin Ruse.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Takim virtual i shkrimtarëve bullgarë jashtë shtetit

Shkrimtarë dhe poetë bullgarë nga Ekuadori, Brazili, Argjentina, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një takim letrar virtual “Kombësia nuk bie atje ku jeton njohuria” organizuar me iniciativën e Nënpresidentes Ilijana Jotova. Në takim..

botuar më 21-05-12 4.44.MD

Herën e dhjetë Bullgaria përfshihet në Natën Evropiane të Letërsisë

Bullgaria përfshihet vitin e dhjetë me radhë në një nga format më të mira për popullarizimin e letërsisë bashkëkohore evropiane “Nata e Letërsisë”. Veprimtaria hapet më 12 maj dhe organizohet në të njëjtën kohë në qytete të ndryshme evropiane midis..

botuar më 21-05-12 8.10.PD

“Shkronjat e fshehura” para Bibliotekës Kombëtare në Sofje

Stola nën formën e shkronjave prezantojnë para Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” me rastin e 11 majit. Dita në të cilën nderojmë kujtimin e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij është edhe festë e bibliotekës ...

botuar më 21-05-11 6.52.MD