Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 405

Foto: arkiv

Sot hapën dyer qendrat e mëdha tregtare dhe kazinotë

Që nga 16 prilli lejohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe kazinotë, por me përdorim të maksimum 50% prej kapacitetit të tyre. Hiqen edhe kufizimet për punë të objekteve që ndodhen në qendrat e mëdha tregtare. Kjo po ndodh me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë nga 8 prilli 2021. Që nga 29 prilli, diskotekat dhe baret do të hapen duke përdorur jo më shumë se 50% të kapacitetit të tyre.


Dy raste të mutacionit të Covid-19 në Bullgarinë Veriore

Dy gra në Bullgarinë Veriore janë mbajtëse të mutacionit të variantit britanik të Covid-19, informoi në brifingun e autoriteteve shëndetësore profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare mbi Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Ky është një shtam që kërkon kujdes, por nuk presim që kjo të çojë deri tek ajo e cila po e shqetëson të gjithë botën - nevoja për një vaksinim ose për një shërim të ri”, tha akoma ai. Po bëhet i ashtuquajturi “sekuenim i mutacionit” në Institutin e Biologjisë Molekulare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Të dyja gratë janë mjekuar në kushte shtëpiake dhe tashmë janë të shëruara.


Bullgaria do të përballet me valën e tretë të Covid-19, por me disa kushte

Po e përballojmë valën e tretë të Covid-19, masat e marra ishin me kohë, të plota dhe efektive dhe dhanë rezultat, përgjithësoi pamjen epidemiologjike Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje profesori Kostadin Angellov. “Sistemi shëndetësor rezistoi pavarësisht nga presioni i madh “, shtoi ai. Sipas fjalëve të tij, tendenca e pakësimit të numrit të të sëmurëve të shtrirë në spital është e qëndrueshme dhe do të ndihet pas disa javëve. Numri i pacientëve të shëruar po vazhdon të jetë më i madh nga ky i porsa të infektuarve. Ministri vizatoi skenarë të ndryshëm për arritjen e një imuniteti kolektiv - ai më optimist është që kjo të ndodhë në fund të muajit qershor, kurse ai më pesimist - në fund të gushtit. Atëherë do të mund t’i lejojmë vetes mungesën e masave ose kufizime minimale. Më shumë hollësi për situatën aktuale mund të lexoni KËTU.


Nën 15% janë të infektuarit me koronavirus nga 14 747 teste të kryera

2185 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 14.82% nga 14 747 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes – 538, pasuar nga Plovdivi me 232, Varna me 207 dhe Burgas me 125. 67 391 janë rastet aktive. 9523 janë pacientët e shtruar në spital. 811 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 108 njerëz u raportuan të vdekur dhe 3393 të shëruar. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të vendosura në vend është tashmë 620 375. 14 998 njerëz janë imunizuar në 24 orët e fundit. 123 381 persona u vaksinuan me dy doza.


Partitë kritikuan shpërbërjen e shtabit kombëtar për luftimin e Covid-19

Deputetë nga “Bullgaria Demokratike”, “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”, “Ka një popull të tillë” dhe “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ kritikuan shpërbërjen e Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 nga qeveria në dorëheqje. Sipas tyre kjo është e papërgjegjshme ndaj krizës mjekësore. Nga partia “Ka një popull të tillë” deklaruan se shpërbërja është e vonuar dhe në qoftë se ata kanë mundësinë ta qeverisin shtetin do të emërojnë profesionistë dhe jo njerëz që zbatojnë porosi politike. Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje prof. Kostadin Angellov u përgjigj se shtabi përbëhet nga njerëz të denjë dhe të përgjegjshëm. Mirëpo, sipas ligjit shtabi nuk është përgjegjës për shëndetin e njerëzve, por Ministri.


Thirrje për formimin e një shtabi të ri kundër pandemisë

Vakumi duhet të plotësohet sa më shpejt pas shpërbërjes së Shtabit Operativ Kombëtar për luftën kundër pandemisë Covid-19, bëri thirrje kryetari i Bashkimit Bullgar të Mjekëve, Dr. Ivan Maxharov, para BNT. Nevojitet një strukturë operative për të monitoruar, analizuar dhe ofruar zgjidhje në këtë situatë, sepse nuk ka prova se virusi është larguar dhe ne po kthehemi në mënyrën tonë normale të jetës. "Ju e dini se në shtab janë përfshirë ekspertë të ndryshëm dhe atje bëhen modele matematikore," tha dr. Maxharov. Sipas tij, nëse Ministria e Shëndetësisë përkohësisht e ndërmerr këtë detyrë, duhet të jetë për një kohë të shkurtër dhe sa më shpejt të jetë e mundur të krijohet një strukturë e re.


Përpiloi: Joan Kolev dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva: Nuk duhet humbur shansi për të hyrë në Eurozonë

Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e saj për të dalë në shesh të të ardhurave, por është koha për ta zëvendësuar atë, tha për BTA..

botuar më 24-04-16 12.41.MD

Presidenti uroi juristët për Ditën e Kushtetutës, 16 Prill

Në ditën e sotme me mirënjohje kujtojmë largpamësinë, mençurinë politike dhe ndjenjën e përgjegjësisë së pjesëmarrësve në Kuvendin Kushtetues, të cilët miratuan Kushtetutën e Tërnovës 145 vjet më parë në qytetin Tërnovo dhe vunë themelet e..

botuar më 24-04-16 12.17.MD
Kalin Stojanov dhe Nansi Fezer

Gjermania mbështet anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen

Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov dhe ministrja federale gjermane e punëve të brendshme Nensi Feser vizituan pikën kufitare "Kapiten Andreevo" dhe kufirin e gjelbër midis Bullgarisë dhe Turqisë. Të dy diskutuan pranimin e..

botuar më 24-04-16 9.21.PD