Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuizi i parë online i Radio Bullgarisë tregoi njohuri të mira për historinë bullgare

Foto: arkiv

Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.

Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.

Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU

Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 19 prill 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Turizëm” do t’ju flasim për qytetin malor bullgar Elena. Në “Këngën e ditës” do të keni mundësi të dëgjoni veprën më të re të grupit “Fandango”. Ju urojmë minuta të..

botuar më 24-04-19 3.00.MD

Bullgaria sot – 18 prill 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 18 prill 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të dëgjoni këngën "Shtëpia e ëndrrave" në interpretim të Vanja Kostovës. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-04-18 3.00.MD

Bullgaria sot – 17 prill 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Sot do t’ju njohim me një vajzë shumë interesante. Një vajzë bullgare nga Shqipëria e cila jeton ne Sofje. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Unë dhe ti” nga dueti “Mania” Ju urojmë..

botuar më 24-04-17 3.00.MD