Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pelikanët e parë për këtë vit u çelën në “Srebërna”

Foto: arkiv / bulgariatravel.org

Çifti i parë i pelikanëve kaçurrelë (Pelecanus crispus), i cili në mars ndërtoi fole në rezervatin e Danubit "Srebërna", ka një brez të ri. Pelikanët kanë lindur në platformat e grumbujve prej druri të ndërtuara posaçërisht për ta në pjesën veriore të ligatinës.

Mbrojtja e kolonisë së pelikanëve kaçurrelë është ndër aktivitetet me prioritet në “Srebërna”. Sipas një projekti të zbatuar nga Inspektorati Regjional për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave - Ruse, në javët e ardhshme është planifikuar të krijohen vende të reja me kushte të përshtatshme, ku të bëjnë fole sa më shumë shpendë. Kjo mund të bëhet duke kositur kallamishtet dhe duke ndërtuar platforma të reja prej druri.

Rezervati i biosferës afër fshatit “Srebërna” ndodhet 2 km në jug të lumit Danub dhe është i vendosur në rrugën e zogjve migrues nga Evropa në Afrikë - Via Pontica. Për shkak të specieve të rralla dhe të rrezikuara të zogjve, ligatinat janë përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të UNESCO-s.

221 specie zogjsh folezojnë në “Srebërna”. Në rezervat jetojnë 22 specie të rralla të kafshëve dhe bimëve të rrezikuara sipas Listës së Kuqe Evropiane të Kafshëve dhe Bimëve Globalisht të Rrezikuara, si dhe 149 specie të florës dhe faunës, të përfshira në të ashtuquajturin “Libri i Kuq i Bullgarisë”.

Objekti më i vlefshëm natyror në rezervat është kolonia e shumtë e pelikanëve kaçurrelë. Koloni të tilla në Kontinentin e Vjetër ekzistojnë vetëm në Gadishullin Ballkanik.

Rreth rezervatit është krijuar në eko-shteg me sheshe për monitorim dhe vende të posaçme për çlodhje. Ka gjithashtu një muze të shkencave të natyrës, i cili prezanton faunën dhe florën e pasur të rezervatit “Srebërna”.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD