Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas dozës së parë të AstraZeneca e dyta mund të jetë Pfizer

Foto: arkiv

Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret te gratë nën 65 vjeç me rrezik në rritje të trombozës dhe / ose një anamnezë të trombocitopenisë. Një vendim i tillë u mor nga Shtabi Kombëtar i Vaksinimit, njoftuan në një konferencë për shtypin Ministrin e Shëndetësisë të dorëhequr Prof. Kostadin Angellov dhe Kryeinspektorin e Shëndetit Doc. Angell Kunçev.

U zbulua gjithashtu se të gjithë njerëzit që morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe nuk treguan ndonjë efekt serioz anësor mund të imunizohen me një dozë të dytë të së njëjtës vaksinë.

Individët e vaksinuar me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca që nuk dëshirojnë të marrin një dozë të dytë të së njëjtës vaksinë, mund të marrin një dozë të vaksinës Pfizer jo më herët se 84 ditë pas dozës së parë të AstraZeneca. Pas kësaj vaksinimi do të konsiderohet i plotë.

Te individët me Covid-19 pas dozës së parë të vaksinës, doza e dytë do të jepet jo më herët se 6 muaj pas konfirmimit laboratorik të diagnozës.

Të mbijetuarit Covid-19 mund të vaksinohen me një skemë të plotë të imunizimit jo më herët se 3 muaj pas konfirmimit laboratorik të diagnozës.

Njerëzit që nuk duan një dozë të dytë nuk do të marrin një certifikatë vaksinimi, tha Angellov.


Më shumë nga rubrika

Të infektuarit rishtas me Covid-19 mbeten nën 1%

94 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 0.8% e 11 151 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në qytetin e Sofjes - 15. Nuk janë..

botuar më 21-06-23 9.31.PD

Fillon një program në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Kompanitë e vogla dhe të mesme do të mund të marrin kredi nga bankat tregtare, të garantuara 80% nga Fondi i Fondeve, ndërsa banka do të marrë riskun për pjesën tjetër prej 20%. Masa është pjesë e programit për rimëkëmbje të shpallur sot nga..

botuar më 21-06-22 4.00.MD
Aleksandër Zllatanov

Fillon një fushatë informimi midis romëve për vaksinimin

Ministria e Shëndetësisë është duke marrë masa për të informuar pakicën rome në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, tha zëvendësministri Aleksandër Zllatanov. Në ministri u mbajt një takim me ndërmjetësuesit shëndetësorë në lagjet rome...

botuar më 21-06-22 1.29.MD