145 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Prillit

Koprivshtica, Ura "Pushka e Parë"
Foto: arkiv

Përvjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Prillit po shënohet me ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin. Kryengritja u shpall para kohe më 20 prill 1876 në qytetin Koprivshtica. 145 vjet më vonë, në sheshin historik të këtij qyteti të vjetër të malin Sredna Gora, bullgarët bëjnë homazhe dhe vendosin kurora me mirënjohje.

Kryengritja u organizua nga Komiteti Revolucionar i Gjurgjus. Megjithëse u shtyp brutalisht nga autoritetet osmane, ajo arriti një sukses politik, duke e vendosur çështjen bullgare në hartën e diplomacisë evropiane në atë kohë. Reagimet çuan në thirrjen e një Konference të Ambasadorëve në Stamboll. Pas dështimit të saj, filloi Lufta Ruso-Turke e viteve 1877-78, e cila çoi në Çlirimin e Bullgarisë.