Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është i mundshëm koalicioni “të gjithë kundër të parit” në parlament?

Foto: BGNES

Sot Presidenti Rumen Radev i dorëzon mandat forcës së parë politike në parlament – koalicionit GERB – SDS për të formuar qeverinë. Nga konsultimet e zhvilluara dje te kreu i shtetit u bë e qartë se megjithë fitoren elektorale, partia GERB do të mbetet në opozitë, ndërsa kabineti i propozuar prej saj nuk do të mbështetet.

Partia Socialiste Bullgare (BSP), Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), “Bullgaria Demokratike”, “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” theksuan, se do të përkrahin qeveri formuar nga të ashtuquajturat “parti të protestës”. “Se sa e qëndrueshme do të jetë kjo mbështetje, veçanërisht nga një parti si DPS, është e vështirë të parashikohet”- kundërshtoi politologu Evgeni Dajnov.

Evgeni Dajnov

Politologu Strahill Delijski ndan ndjenjën se “politikanët po luajnë një lojë interesante për ta dhe jo për të gjithë ne - kjo është një ndjenjë që nuk mund të rikthejë besimin në procesin politik në vend dhe ky është një problem i madh”. Sipas tij, Bullgaria po hyn “në një finale të pafund të modelit, në të cilin askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për fillimin e procesit të ri politik”.

Strahill Delijski

Tema për hapat e ardhshëm politik provokoi shumë komente. Para BNR politologu Georgi Karasimeonov parashikoi, se megjithëse janë një parti shumë e heshtur, nga “Ka një popull të tillë” do të bëjnë provë të formojnë qeveri, për të cilën do të marrin një mbështetje të konsiderueshme.

Georgi Karasimeonov

“Sllavi Trifonov i ka të qartë pritjet e njerëzve ndaj tij dhe partive të tjera të protestës dhe ka mjaft këshilltarë të mirë të cilët i kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme në muajt e ardhshëm nuk do të sjellin ndryshime të rëndësishme për partinë e tij, por përkundrazi, ato do të thellojnë problemet në vend”, shpjegon Karasimeonov.

“Çdo njeri kur hyn në një vend të ri është më mirë të jetë i kujdesshëm – komentoi nga ana e vet politologu Dimitër Avramov. – Ata, që flasin shumë, nuk janë gjithmonë më të përgatiturit. Nga “Ka një popull të tillë” veprojnë sipas procedurës kushtetuese, flasin pak dhe nëse drejtohemi nga zonja të cilën e propozuan për kryetaren e Kuvendit Popullor, duhet të jemi optimistë dhe të presim me interes atë që ata do të propozojnë në të ardhmen.”

Dimitër Avramov

Një nga gjërat që u bë e qartë nga seanca e parë e parlamentit të ri ishte se ai do të jetë ndryshe nga ata të deritanishmet. Ndër dëshmitë ishte interesi i madh shoqëror që provokuan seancat. Përveç kësaj deputetët e rinj arritën konsensus mbi një çështje të rëndësishme për punën e mëtejshme të parlamentit – zgjedhjen e kryetarit të ri  dhe mbi domosdoshmërinë, sipas Avramovit, që “virusi politik në pushtet të vihet nën karantinë”.

“Për ne është me rëndësi të madhe se në këtë moment pas përqendrimit të pushtetit dhe ngecjes, kemi një parlament në të cilin forca të ndryshme politike duhet të provojnë të pajtohen, në se nuk do të arrijnë këtë – do të ketë zgjedhje të reja. E shëndetshme është që qytetarët të kenë pasiguri dhe pushteti të jetë i dobët, sepse në 10 vitet e fundit ai ishte i fortë dhe shtypte gjithçka. Kjo duhet të ndryshojë dhe unë ju siguroj se politikanët do të bëhen shumë më të arritshëm, gjë që do të jetë në dobinë tonë.”

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD