Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 409

Foto: ЕPA/BGNES

Planifikohet lehtësimi i hyrjes së turistëve në Bullgari

Po shqyrtohen mundësitë për hyrjen e lehtësuar të turistëve në vend. Këtë e njoftoi para gazetarëve në Varna Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit në dorëheqje Marijana Nikollova, bëri të ditur qendra e shtypit e Ministrisë. Ndër mundësitë e shqyrtuara janë një certifikatë vaksinimi, një PCR negativ ose një certifikatë për antitrupa. Sipas Nikollovës pritet që deri në fund të javës Ministria e Shëndetësisë të lëshojë një urdhër me kritere të qarta dhe të sakta për të hyrë në Bullgari. "Unë jam duke u mbështetur në autoritetet shëndetësore dhe në vendimin e tyre, në mënyrë që të mund të kemi vizita për pushimet e Pashkëve në maj," tha Zëvendëskryeministrja.


Bullgaria dhe Turqia presin normalizimin pas pandemisë

Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov foli në telefon me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi qendra e shtypit pranë kabinetit. Erdogan përgëzoi Borisov për fitoren në zgjedhje. Të dy diskutuan situatën pandemike dhe shprehën shpresën se kërcënimi do të kalojë së shpejti dhe kushtet për turizmin dhe biznesin do të normalizohen. Sipas Borisovit, rënia është një negativ i përkohshëm dhe mund të kapërcehet me imunizim këtë vit. Kryeministri bullgar gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet dypalëshe tradicionalisht të mira që çuan në përballimin e presionit të migracionit. Kryeministri përgëzoi presidentin turk për muajin e shenjtë të Ramazanit për myslimanët.


Rritje e vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

2434 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 15.25 për qind e 15 952 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e infektuar rishtas janë në Sofje - 522, pasuar nga Plovdiv - 264, Stara Zagora - 186, Varna - 167, Ruse - 125, Blagoevgrad - 102 dhe Veliko Tarnovo - 100. Numri i rasteve aktive vazhdon të ulet në 62 481. Në spital janë të shtruar 8834 pacientë, prej tyre 780 në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 4244 persona u kuruan, gjë që përsëri tejkalon rastet e reja. Por numri i të vdekurve - 217 - po u afrohet niveleve më të larta që nga vjeshta. Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh janë bërë 7044 vaksina. Aktualisht numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është 645 486. Me një dozë të dytë janë imunizuar 131 069 njerëz.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Darina Grigorova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe


Më shumë nga rubrika

Muzeu Historik Regjional i Sofjes

Arkeologjia e Sofjes dhe e rajonit të Sofjes me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, e cila u shënua për herë të parë 43 vjet më parë. Qëllimi i festës është të promovojë rolin e muzeve në ruajtjen dhe përhapjen e kulturës dhe njohurive. Në lidhje me këtë datë të shënuar Muzeu..

botuar më 21-05-18 6.55.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 436

Organizim i ri i imunizimit kundër Covid-19 Në një video-fjalim Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të vaksinohen. "80% e atyre që vdiqën nga Covid-19 ishin bashkatdhetarë tanët mbi moshën 60..

botuar më 21-05-17 7.25.MD
Marie Vrinat-Nikolov

Specialistja e gjuhës bullgare Marie Vrinat-Nikolov mori çmimin e përkthimit “Etienne Dole”

Marie Vrinat-Nikolov është mbajtësja e Çmimit për Përkthim “Etienne Dolet” për vitin 2021, dhënë nga Sorbonne. “Ky është një nder edhe për letërsinë bullgare”, shkroi shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov në Facebook. Ai thekson se Marie..

botuar më 21-05-17 6.46.MD