Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbledhja e parë e Komisionit të Përkohshëm Parlamentar për Auditimin e Qeverisë

Maja Manollova
Foto: BGNES

Komisioni i sapokrijuar i Përkohshëm Parlamentar për Auditimin e Qeverisë për 10 vjet më parë do të punojë në 9 fusha prioritare. Kjo u bë e qartë pas mbledhjes së saj të parë të sotëm. Kryetarja e komisionit maja manollova shpalli se fillojnë me 4 vitet e fundit të qeverisjes së GERB me Kryeministër Bojko Borisov.

Subjekt i revizionit do të jenë fondet e shpenzuara me dekrete të Këshillit të Ministrave, financimi i masave për t’u marrë me pandeminë Covid-19, sektori i ndërtimit të rrugëve, programi kombëtar i efektivitetit energjetik, projekti “Rryma Turke” dhe Shoqata “Bulgartransgaz”, Banka Bullgare për Zhvillim, etj.

Manollova njoftoi se ajo do të punojë ngushtë me OJQ-të, gazetarë dhe ekspertë që duan të ndihmojnë në zbulimin e abuzimeve.