Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Belladona është në thelbin e "mjekimit bullgar" të parkinsonizmit

Foto: arkiv

Në vitin 1900 një i ri 24-vjeçar nga familja e një shëruesi në qytetin bullgar Sopot shkoi në Kostandinopojë për të studiuar sekretet e bimëve. Emri i tij është Ivan Raev dhe dy dekada më vonë ai u bë i famshëm në Itali si shpikësi i "cura bulgara" ose i terapisë që eliminon simptomat e parkinsonizmit postencefalitik .

Në zemër të kurimit është bima belladonna (Atropa belladonna). Ajo është shumë toksike dhe në të kaluarën është përdorur si helm, por edhe si ilaç.

Ivan Raev e përdori për herë të parë belladonën në mjekimin e një gruaje nga një fshat i rajonit të Çirpanit. Duke e parë fytyrën e saj të ngrirë ai e kishte të qartë se bëhej fjalë për sëmundjen e gjymit. Ivan Raev mori një grusht rrënje nga torba. Ditën tjetër konvulsionet u ndalën dhe ajo madje deshi ushqim.

Shumë shpejtë arritjet e shëruesit u përhapën nga shtypi dhe arritën deri tek oborri mbretëror italian. Personalisht mbretëresha Elena Savojska – e cila gjithashtu ishte prekur nga sëmundja, i dërgoi telegram ambasadës në Sofje për ta kërkuar shëruesin, i cili kishte guximin të shfrytëzonte Atropa belladonna – një bimë me forcë të rrezikshme, e cila mund të ishte si vdekjeprurëse, ashtu edhe të shpëtonte jetë.

Mund të lexoni më shumë hollësi në artikullin tonë "Mjekim bullgar shpëton Evropën nga epidemi vdekjeprurëse" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Këngë për Botevin

Revolucionar, poet, gazetar, botues, gjatë jetës së vet të shkurtër Hristo Botev krijoi rreth 20 vjershash. Megjithëqë krijimtaria e tij nuk është e madhe për nga vëllimi edhe më sot ajo konsiderohet një majë në letërsinë bullgare. Emocionuese dhe..

botuar më 21-06-02 6.05.PD

Udhëtim deri në Luginën e Trëndafilave në sezonin e mbretëreshës së luleve

Një nga legjendat për Luginën e Trëndafilave në Bullgari tregon, se lulja e parë në të u mboll nga një bullgar që u kthye nga Persia. Aty ai për tri ditë ndërtoi një xhami në oborrin e pallatit të një shahu të pasur dhe të fuqishëm. Si shpërblim..

botuar më 21-05-28 12.45.MD

Më 24 maj nderojmë shpirtin, kulturën dhe arsimin

Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Në këtë ditë kremtojmë veprën e të dy arsimtarëve sllavë..

botuar më 21-05-24 6.15.PD