Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Belladona është në thelbin e "mjekimit bullgar" të parkinsonizmit

Foto: arkiv

Në vitin 1900 një i ri 24-vjeçar nga familja e një shëruesi në qytetin bullgar Sopot shkoi në Kostandinopojë për të studiuar sekretet e bimëve. Emri i tij është Ivan Raev dhe dy dekada më vonë ai u bë i famshëm në Itali si shpikësi i "cura bulgara" ose i terapisë që eliminon simptomat e parkinsonizmit postencefalitik .

Në zemër të kurimit është bima belladonna (Atropa belladonna). Ajo është shumë toksike dhe në të kaluarën është përdorur si helm, por edhe si ilaç.

Ivan Raev e përdori për herë të parë belladonën në mjekimin e një gruaje nga një fshat i rajonit të Çirpanit. Duke e parë fytyrën e saj të ngrirë ai e kishte të qartë se bëhej fjalë për sëmundjen e gjymit. Ivan Raev mori një grusht rrënje nga torba. Ditën tjetër konvulsionet u ndalën dhe ajo madje deshi ushqim.

Shumë shpejtë arritjet e shëruesit u përhapën nga shtypi dhe arritën deri tek oborri mbretëror italian. Personalisht mbretëresha Elena Savojska – e cila gjithashtu ishte prekur nga sëmundja, i dërgoi telegram ambasadës në Sofje për ta kërkuar shëruesin, i cili kishte guximin të shfrytëzonte Atropa belladonna – një bimë me forcë të rrezikshme, e cila mund të ishte si vdekjeprurëse, ashtu edhe të shpëtonte jetë.

Mund të lexoni më shumë hollësi në artikullin tonë "Mjekim bullgar shpëton Evropën nga epidemi vdekjeprurëse" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Pse veza e parë e Pashkëve është e kuqe?

Tradita është që vezët e Pashkëve të ngjyrosen Të Enjten e Madhe nga gruaja më e moshuar në familje. Në të kaluarën në shtëpitë më të pasura ngjyroseshin nja 500-600 vezë, kështu që ato të mjaftonin deri në Ditën e Ngjitjes së Zotit Jezu Krisht në..

botuar më 21-04-29 9.05.PD

Për kosin bullgar dhe mjekimin e Covid-19

Molekulat në kos janë efektive në trajtimin e një sërë gjendjesh inflamatore, duke përfshirë "stuhitë e citokinës" të shkaktuara nga Covid-19, vënë në dukje studiuesit në Universitetin Ben-Gurion në Izraelin Jugor. Shkencëtarët që identifikuan..

botuar më 21-04-24 6.15.PD

Shikoni se cilët janë 7 monumentet bullgare të kulturës në listën e UNESKO-s

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të shpallur nga OKB-ja /18 prill/, Radio Bullgaria ju prezanton monumentet kulturore bullgare, të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të UNESKO-s. Ato..

botuar më 21-04-18 6.15.PD