Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria me njohje të lartë nga Shoqata e Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari

Këdrinka Këdrinova: Zëri i Radio Bullgarisë duhet të ekzistojë, në Andet nuk ka internet

Radio Bullgaria prapë është ndër fituesit në Konkursit “Bota dhe Ngjyra” , organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari. Çmimet janë për botime gazetareske dhe për transmetime në gjuhën bullgare dhe në të spanjolle, të cilat afrojnë Bullgarinë dhe botën spanjishtfolëse. Dy prej tyre janë në kujtim të specialistëve të spanjishtes Svetllana Pllashokova-Miteva (1963−2012) nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle të Radio Bullgarisë dhe Samuel Franses (1940−2012).

Në edicionin e tetë të konkursit, çmimi “Svetllana Pllashokova” – për afrimin e Bullgarisë me botën spanjishtfolëse u jepet Redaksisë së Gjuhës Spanjolle dhe kolegëve Daniella Radiçkova, Hristina Taseva dhe Vencesllav Nikollov për materialet e tyre kushtuara 110 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Spanjës. Me dekoratën për etikë profesionale dhe qytetare “Samuel Franses” u dallua Veneta Nikollova nga Redaksia e Gjuhës Bullgare, përintervistën e saj me kilianin Daniel Montiglio i cili u vendos për banim në qytetin bregdetar bullgar Varna dhe krijoi një platformë për të huajit në Bullgari. Ndër të nominuarit të cilët gjithashtu do të marrin diploma nga Shoqata e Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari janë kolegët Miglena Ivanova për materialin e saj “Si një argjentinas hyn në takt me ritmet bullgare” dhe Krasimir Martinov – për botimin “Duke menduar për Bullgarinë në Argjentinën e largët”.

Arsyeja pse kaq shumë kolegë tanë janë ndër të dekoruarve dhe të nominuarve është se programet e Radio Bullgarisë dhe lëvizja e gazetarëve spanjishtfolës kanë qëllime të përafërta.

“Shoqata jonë synon të afrojë njerëzit dhe kulturat, për të njohur auditorin spanjishtfolës me atë që po ndodh në Bullgari si dhe auditorin bullgar me atë që po ndodh në botën spanjishtfolëse – thekson Këdrinka Këdrinova, zëvendës kryetare e Shoqatës së Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari. – Radio Bullgaria është pikërisht një urë e tillë e gjallë. Ky është informacioni më i saktë, më i besueshëm dhe më i vërtetë të cilin bota mund të gjejë për Bullgarinë jo vetëm në gjuhën spanjolle, por edhe në gjuhë të tjera. Kjo është dritarja jonë drejt botës. Falënderoj Zotin, se pavarësisht nga peripecitë dhe orvatjet e shumta për ta mbyllur, ajo është atje dhe vazhdon të punojë! Për këtë arsye në vitin 2016 pas orvatjeve për mbylljen e pjesës së madhe të redaksive gjuhësore, Radio Bullgaria mori çmimin tonë të nderit “Bashkues i Kulturave”.”

Këdrinka Këdrinova

Tani në kushtet e pandemisë, roli i Radio Bullgarisë bëhet edhe më i rëndësishëm. Kur njeriu është i kufizuar nga shumë drejtime të tjera për t’u njohur me një kulturë të caktuar, “institucione të tilla si Radio Bullgaria mund të jenë një urë jashtëzakonisht e rëndësishme njerëzore”, është kategorike Këdrinka Këdrinova. Fatkeqësisht, ndërprerja e transmetimeve në eter kufizon mundësitë për kontakt të drejtpërdrejtë me dëgjuesit. Një shembull i një lidhjeje të tillë të gjallë janë nxënësit nga një fshat i vogël në Peru të cilët dëgjuan me interes programin tonë në spanjisht. Vet Këdrinka Këdrinova u bë dëshmitare e këtyre marrëdhënieve të ngrohta gjatë vizitës së presidentit bullgar Georgi Përvanov në Peru:

“Atëherë kolegët e redaksisë spanjolle përgatitën një pako speciale e cila aeroplani presidencial transporti deri në Lima. Atje në një shkollë të largët në Andet një mësues i entuziazmuar doli që ishte dëgjues i rregullt i Radio Bullgarisë.  Në një nga letrat e dërguara redaksisë ai shkroi se fëmijët kanë nevojë për fletore dh stilolapsa... Dhe Redaksia Spanjolle u përgjigj dhe u dërgoi nxënësve fletore dhe pajisje të tjera. Mendoj se ky është një episod i vogël elokuent për gjithçka që ka ndodhur gjatë dekadave të kontaktit të drejtpërdrejtë me dëgjuesit e Radio Bullgarisë në të gjithë botën. Madje është edhe tregues se si Bullgaria arriti deri te zemrat e njerëzve atje, lartë në Andet, dhe jam e sigurt se ata ende e kujtojnë atë. Mendoj, se këto janë episode shumë të rëndësishme, te të cilat duhet të kthehemi, sepse njerëzit në këto vende të harruara nga Zoti nuk kanë internet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Rilës dhe qyteti i lashtë Nesebër janë ndër objektet më të njohura të UNESKO-së në Bullgari, tregon kuizi ynë online

Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare. Në edicionin e dytë ju pyetëm:..

botuar më 21-06-18 6.05.PD

Katja Dimanova: Në Radio Bullgarinë punuan pionierët e spanjishtes tek ne

Gjatë këtij viti shënojmë 85 vjet nga fillimi i transmetimeve të Radios Kombëtare Bullgare në gjuhë të huaja. Emisioni i parë u realizua në vitin 1936 në mënyrë eksperimentale në valë të shkurtra në gjuhën ndërkombëtare moderne në atë kohë -..

botuar më 21-06-05 10.45.PD

Rajna Konstantinova: Ju uroj suksese në këto kohë të vështira!

Rajna Konstantinova është ndër personalitetet, që gjithë karrierën e tyre profesionale ia kushtuan Radios. Para disa vitesh e fundit zinte postin e kryetares së Këshillit Publik të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), para kësaj për një kohë jo aq të..

botuar më 21-04-18 7.10.PD