Nga nesër, lejohet trajnimi në qendrat arsimore në një distancë fizike prej të paktën një metër e gjysmë. Është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe dezinfektimi çdo orë. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angellov, bëri të ditur reporterja jonë Milla Mlladenova.
Në të Ditën e Dafinave dhe Pashkët e ardhshme në kisha do të mund të hyhet vetëm me maska duke u respektuar distanca e domosdoshme. Besimtarët këshillohen të mos i puthin ikonat. Degët e shelgut në Ditën e Dafinave do të shpërndahen jashtë tempujve dhe policia do të kujdeset për rendin publik.
Në lidhje me sezonin turistik që nga 1 maji, në vend do të hyhet vetëm me një certifikatë vaksinimi, PCR negativ dhe test antigjeni, ose me një dokument se personi e ka kaluar Covid-19, por ai do të jetë i vlefshëm jo më herët se 6 muaj para datës së hyrjes në Bullgari.
Dy ditë para ndeshjes së futbollit Levski - CSKA Sofje u mor një vendim për kthimin e tifozëve në stadiume por me 30% përdorim të kapacitetit dhe jo më shumë se 1000 njerëz në sektor.Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..