Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sllavi Trifonov nuk sheh asnjë problem në zbatimin e Kushtetutës

Sllavi Trifonov
Foto: arkiv

Në Facebook, udhëheqësi i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov hodhi poshtë kritikat se partia e tij refuzon të përpiqet të formojë qeveri. “Këtë e vendosi sovrani, kështu i shpërndau letrat. Ne nuk kemi mundësinë për të formuar një kabinet të qëndrueshëm, sepse nuk kemi numrin e nevojshëm të deputetëve dhe partnerëve”, tha Trifonov në një video. “Krahas kësaj ka mundësi të tjera - tjetri që do të marrë mandatin mund të mbështetet nga një tjetër. Ata lehtë mund të bashkohen në emër të shpëtimit të shtetit”, komentoi ai.

“Çfarë është problemi me zgjedhjet - kjo është rruga logjike e demokracisë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga zbatimi i Kushtetutës”, mendon Trifonov.