Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse veza e parë e Pashkëve është e kuqe?

Vezët e pikturuara u dhurohen njerëzve më të dashur

Foto: arkiv

Tradita është që vezët e Pashkëve të ngjyrosen Të Enjten e Madhe nga gruaja më e moshuar në familje. Në të kaluarën në shtëpitë më të pasura ngjyroseshin nja 500-600 vezë, kështu që ato të mjaftonin deri në Ditën e Ngjitjes së Zotit Jezu Krisht në Qiell që bie 40 dit pas Pashkëve. Vezë duhet të kishte për të gjithë në shtëpi, për të afërmit dhe për mysafirët, për të varfëritë dhe për udhëtarët. Për ngjyrosjen e vezëve përgatiteshin bojëra nga bimë të ndryshme: e kuqja u arrit me rigon, jeshile- me hithër, portokalli - me sumak, e verdhë - me gjedhe arre ose lëvore molle.

Veza e parë duhet të lyhet me të kuqe. Mirëpo, pse është ashtu?

“Nga njëra anë, veza është ushqimi i parë i yndyrtë, me të cilin tradicionalisht përfundon Kreshma e Madhe. Në krishterim, ajo konsiderohet si një simbol i Varrit të Krishtit, të cilin dishepujt e tij e shohin bosh pas Ringjalljes dhe më përgjithësisht, si një simbol i jetës së përjetshme dhe shpëtimit shpirtëror – shpjegon Doc. Vihra Baeva nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në folklor veza është një imazh kryesor – ajo lidhet me diellit, me jetën dhe me pjellorinë, mbron nga sy të këqija dhe forca të liga, me të shërohet dhe prishen magji. Nga ana tjetër, ngjyra e kuqe, e cila sipas klerikëve simbolizon gjakun e derdhur të Shpëtimtarit, në kulturën tradicionale mishëron energjinë, forcën jetike dhe në të njëjtën kohë dëbon gjithçka të keqe dhe të rrezikshme.”

Me vezën e parë të ngjyrosur në të kuqen fërkohen faqet e fëmijëve, vashave dhe nuseve të reja që të jenë të shëndetshëm dhe të mbrojtur nga të gjitha të këqijat. Ajo vihet para ikonës shtëpiake dhe ruhet gjatë tërë vitit për të sjellë shëndet dhe mirëqenie në shtëpi. Ditën e Pashkës vezë të kuqe mbahen edhe në kishë dhe lihen para ikonave.

Një kuptim të veçantë kanë të ashtuquajturat vezë të pikturuara. Ato nuk janë të destinuara për të ngrënë, por u dhurohen njerëzve të afërt dhe të dashur dhe ruhen si një kujtim i shtrenjtë. Që këtu vjen edhe proverbi “Kujdesen për të si për vezë të pikturuar”.

Për teknikat e ndryshme për zbukurimin e vezëve të Pashkëve tregon botimi Teknologjitë e vjetra të pikturimit të vezëve janë të gjalla edhe sot e kësaj ditenga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

370 vjet nga shtypja e librit të parë bullgar

Më 6 maj mbushen 370 vjet nga botimi i librit të parë të shtypur bullgar – përmbledhjes me lutje “Abagar”. Libri përbëhet nga pesë fletë të mëdha në formën e rrotullave, në anën e përparme të të cilave janë të shtypura lutje të shkurtra apokrife. Fletët..

botuar më 21-05-06 4.36.MD

Dita e Shën Gjergjit jashtë trapezës dhe paradës

6 maji në Bullgari është një festë e madhe – është dita e Shën Gjergjit! Dita e Shën Dëshmorit të Madh Gjergji Fitimprurës është festë e trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare. Kjo është dita në të cilën vihet fillimi i gjysmës verore të punës..

botuar më 21-05-06 8.10.PD

Belladona është në thelbin e "mjekimit bullgar" të parkinsonizmit

Në vitin 1900 një i ri 24-vjeçar nga familja e një shëruesi në qytetin bullgar Sopot shkoi në Kostandinopojë për të studiuar sekretet e bimëve. Emri i tij është Ivan Raev dhe dy dekada më vonë ai u bë i famshëm në Itali si shpikësi i "cura..

botuar më 21-04-25 6.15.PD