Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurorët po protestojnë në heshtje

Foto: BGNES

Ndryshimet në Kodin Penal dhe Ligjin e Pushtetit Gjyqësor të paraqitura në Parlament na heqin imunitetin funksional. Kjo thuhet në një deklaratë të prokurorëve, hetuesve dhe punonjësve të Prokurorisë së Specializuar të Apelit dhe Prokurorisë së Specializuar. Kjo është arsyeja pse magjistratët filluan një protestë të heshtur para ndërtesave të Pallatit Gjyqësor. Sipas tyre, ndryshimet bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur tashmë mbi këtë çështje.

Në letrat drejtuar Presidentit dhe Kryetarit të Parlamentit, Asociacioni i Prokurorëve në Bullgari deklaron se ndryshimet kërcënojnë superioritetin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve dhe ishin një përpjekje e papranueshme për ndërhyrje politike në pushtetin e pavarur gjyqësor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD