Numri i qendrave të votimit jashtë vendit do të jetë i pakufizuar. Këtë e votoi definitivisht parlamenti. Pas një rivotimi nga GERB, votat “pro” ishin 117, “të abstenuarit” - 107 dhe 8 “kundër”. Ndryshimi u miratua pas një debati të nxehtë në seancë plenare. Ndryshimi u propozua nga “Ka një popull të tillë” dhe në sallë u mbështet nga “Bullgaria Demokratike”, “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” dhe DPS.
Deri më tani, seksionet ishin të kufizuar në 35 për shtetet jashtë BE-s. Ky limit u vendos nga GERB dhe Fronti Patriotik në parlamentin e mëparshëm në vitin 2016. Ideja ishte të kufizoheshin votat nga Turqia. Pas Brexit, kufizimi krijoi një problem për shkak të numrit të madh të qytetarëve aktivë bullgarë në Ishull, të cilët u ankuan se nuk arritën të votojnë.
Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..
BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit me kompaninë shtetërore energjetike turke "Botash", njoftoi kryetarja e partisë Kornelija Ninova...
Unë jam i gatshëm për dialog me presidentin në çdo kohë, siç kam mbajtur deri më tani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë në detyrë. Përgjegjësia për ministrat që propozoj është tërësisht..
Rëndësia e motos "Ekonomia takohet me politikën" nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot - kriza energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, përshkallëzimi i..
Ne jemi garanci e stabilitetit në rajon, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mirëseardhjen e tij në “Forumin Ekonomik të Vjenës – Takim në..
Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve..