Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 1 maji janë në fuqi rregulla të reja për hyrje në Bullgari

Foto: pinterest

Nga 1 maji ndalohet përkohësisht hyrja në Bullgari e personave që vijnë nga India, Bangladeshi, Brazili dhe vendet dhe territoret në Afrikë. Përjashtim bëjnë shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në vendin tonë dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët i nënshtrohen karantinës 10-ditore. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 29 prill.

Të gjithë personat e tjerë që hyjnë në Bullgari, pavarësisht nga shtetësia e tyre dhe shteti nga vijnë, paraqesin një nga dokumentet e mëposhtme:

- dokument për skemën e përfunduar të vaksinimit kundër Covid-19 – injektimi i numrit të duhur të dozave të vaksinës dhe skadimi i një periudhe 14 ditore pas vendosjes së dozës së fundit.

- një dokument që tregon rezultat pozitiv pas një testi të zhvilluar PCR ose një testi të shpejtë antigjeni për Covid-19 - për personat që e kanë kaluar Covid-19 për periudhën nga dita e 15-të deri në ditën e 180-të, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.

- një dokument që tregon rezultat negativ të një testi PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në vend ose një test i shpejtë antigjeni për Covid-19 i kryer deri në 48 orë para hyrjes në vend, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.



Më shumë nga rubrika

Kabineti zgjati gjendjen e jashtëzakonshme epidemike deri më 31 gusht

Këshilli i Ministrave vendosi që afati i gjendjes së jashtëzakonshme epidemike të zgjatet deri më 31 gusht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë aktualisht renditet në vendin e shtatë për nga vdekshmëria nga Covid-19. Me dozën..

botuar më 21-07-28 5.18.MD
Stojço Kacarov

Jetëgjatësia është ulur me një vit e gjysmë vitin e kaluar

Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov theksoi tre rreziqe kryesore për sëmundshmërinë e lartë dhe vdekshmërinë në valën e katërt të të pritur Covid-19 – këto janë shkalla e ulët e vaksinimit, menaxhimi i dobët i krizës vitin e kaluar dhe sistemi..

botuar më 21-07-28 5.03.MD

Mungesa e mjekëve dhe infermiereve - një problem kronik në kujdesin shëndetësor

Mbi 500 mjekë largohen nga Bullgaria për vit. Rreth Covid krizës dhe presionit mbi sistemin shëndetësor mungesa e punonjësve shëndetësorë arriti pikën e vet kritike. Statistika është më shumë se tronditëse - nëpër spitale mungojnë 470 mjekë dhe 26..

botuar më 21-07-28 9.57.PD