Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 1 maji janë në fuqi rregulla të reja për hyrje në Bullgari

Foto: pinterest

Nga 1 maji ndalohet përkohësisht hyrja në Bullgari e personave që vijnë nga India, Bangladeshi, Brazili dhe vendet dhe territoret në Afrikë. Përjashtim bëjnë shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në vendin tonë dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët i nënshtrohen karantinës 10-ditore. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 29 prill.

Të gjithë personat e tjerë që hyjnë në Bullgari, pavarësisht nga shtetësia e tyre dhe shteti nga vijnë, paraqesin një nga dokumentet e mëposhtme:

- dokument për skemën e përfunduar të vaksinimit kundër Covid-19 – injektimi i numrit të duhur të dozave të vaksinës dhe skadimi i një periudhe 14 ditore pas vendosjes së dozës së fundit.

- një dokument që tregon rezultat pozitiv pas një testi të zhvilluar PCR ose një testi të shpejtë antigjeni për Covid-19 - për personat që e kanë kaluar Covid-19 për periudhën nga dita e 15-të deri në ditën e 180-të, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.

- një dokument që tregon rezultat negativ të një testi PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në vend ose një test i shpejtë antigjeni për Covid-19 i kryer deri në 48 orë para hyrjes në vend, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.



Më shumë nga rubrika

Antarktikët bullgarë tashmë do të lundrojnë me anijen e tyre

Anija ushtarake kërkimor-shkencore me numër bordi 421 u ankorua në portin e Varnës. Ajo është blerja e re e një konsorciumi që bashkon Shkollën Detare në Varna, Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe Institutin Antarktik Bullgar...

botuar më 21-07-23 5.08.MD

Mësimi në distancë është problematik

Mësimi në distancë thellon pabarazitë arsimore, përkeqëson njohuritë e fëmijëve dhe kërcënon të rrisë numrin e nxënësve të cilët e braktisin shkollën. Kjo ndodhi pavarësisht përpjekjeve dhe përshtatjes së shpejtë të mësuesve, tregon një analizë e..

botuar më 21-07-23 1.10.MD

Çdo vit 30 000 bullgarë diagnostikohen me kancer

Gjatë pothuajse afro 2 vjetëve të fundit bota jeton me frikën, rreziqet dhe betejën kundër Covid-19 dhe sikurse në disa momente që të gjithë ne harruam për “betejat” e tjera shëndetësore të njerëzimit.  Sipas statistikës, gjatë vitit 2020, në..

botuar më 21-07-20 2.32.MD