Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 1 maji janë në fuqi rregulla të reja për hyrje në Bullgari

Foto: pinterest

Nga 1 maji ndalohet përkohësisht hyrja në Bullgari e personave që vijnë nga India, Bangladeshi, Brazili dhe vendet dhe territoret në Afrikë. Përjashtim bëjnë shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në vendin tonë dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët i nënshtrohen karantinës 10-ditore. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 29 prill.

Të gjithë personat e tjerë që hyjnë në Bullgari, pavarësisht nga shtetësia e tyre dhe shteti nga vijnë, paraqesin një nga dokumentet e mëposhtme:

- dokument për skemën e përfunduar të vaksinimit kundër Covid-19 – injektimi i numrit të duhur të dozave të vaksinës dhe skadimi i një periudhe 14 ditore pas vendosjes së dozës së fundit.

- një dokument që tregon rezultat pozitiv pas një testi të zhvilluar PCR ose një testi të shpejtë antigjeni për Covid-19 - për personat që e kanë kaluar Covid-19 për periudhën nga dita e 15-të deri në ditën e 180-të, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.

- një dokument që tregon rezultat negativ të një testi PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në vend ose një test i shpejtë antigjeni për Covid-19 i kryer deri në 48 orë para hyrjes në vend, që nga data e analizës së bërë, e shënuar në dokument.



Më shumë nga rubrika

Raca të lashta të deleve dhe dhive kullosin pranë fshatit Vllahi në krahinën e Pirinit

Më shumë se 20 vjet familja e Elena Cingarskës po bën përpjekje për ringjalljen e racave të rrezikuara, mes të cilave janë delja e racës karakaçane dhe dhia e racës së Kalloferit. Që të mund t’i përkushtohen kauzës së vet, që të gjithë ata e..

botuar më 21-07-27 7.15.PD

Mësuesit nga shkollat ​​bullgare në Evropë mblidhen në Veliko Tërnovo

Nga 27 deri më 30 korrik, Universiteti i Veliko Tërnovos "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" është mikpritës i Javës së tretë ndërkombëtare Erasmus + "Shkollat bullgare jashtë vendit" për mësuesit në shkollat bullgare të fundjavës (të ashtuquajturat shkolla..

botuar më 21-07-27 5.25.PD

Spitali kombëtar për fëmijë nuk do të ndërtohet mbi themele të vjetra

Ministria e Shëndetësisë është në proces ndërprerjeje të kontratës për ndërtimin e një Spitali Kombëtar të Fëmijëve me një konsorcium të udhëhequr nga Glavbollgarstroj, i cili do ta ndërtonte atë mbi themelet e një ndërtese të braktisur pranë Akademisë..

rinovuar më 21-07-26 4.10.MD