Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryengritja e Prillit është një mesazh për të ardhmen

Rikrijimi i momenteve më të rëndësishme të Kryengritjes së Prillit në Klisura
Foto: Presidenca

Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.

"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.

Më shumë nga rubrika

Si kanë ngjarë çizmet e bullgarëve përpara 1300 vjetëve

Kur vizitojmë ndonjë muze ose shikojmë kronika historike, shumë pak veta prej nesh kushtojnë vëmendje se me çfarë kanë qenë të mbathur paraardhësit tanë. Mënyra e jetesës dhe përpara dhe tani përcakton dhe llojin e këpucëve. Sot, ato janë një pjesë..

botuar më 21-06-14 7.15.PD

Dialogu midis artit dhe pushtetit në Bullgari në vitet 70-të të shekullit XX

“Njerëzimi është aq i njëjtë në çdo kohën sa që historia nuk na informon për ndonjë gjë të re ose të çuditshme në këtë moment. Ndryshojnë vetëm normat morale dhe etike” – me këtë citat të Davide Hume nga “Studimi i njohurive njerëzore” (1738)..

botuar më 21-06-12 10.25.PD

Kremtojmë Ngjitjen në Qiej të Zotit Krisht

Më 10 qershor sivjet Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen në Qiej të Zotit Krisht ose Ditën e Shpëtimit Njerëzor. Kjo festë gjithnjë bie ditën e enjte 40 ditë pas Pashkëve. Sipas besimeve të krishtera pas Ringjalljes Jisu Krisht mbeti në Tokë..

botuar më 21-06-10 10.51.PD