Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryengritja e Prillit është një mesazh për të ardhmen

Rikrijimi i momenteve më të rëndësishme të Kryengritjes së Prillit në Klisura
Foto: Presidenca

Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.

"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.

Më shumë nga rubrika

Kremtojmë Ngjitjen në Qiej të Zotit Krisht

Më 10 qershor sivjet Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen në Qiej të Zotit Krisht ose Ditën e Shpëtimit Njerëzor. Kjo festë gjithnjë bie ditën e enjte 40 ditë pas Pashkëve. Sipas besimeve të krishtera pas Ringjalljes Jisu Krisht mbeti në Tokë..

botuar më 21-06-10 10.51.PD

Zhurmë laike, banja të ndara dhe rojë-mbikëqyrëse - ky është qyteti i Varnës përpara 100 vjetëve

Pas Çlirimit qeveria lokale filloi të bënte përpjekjet e para për të zhvilluar Varnën si një destinacion detar. Për këtë qëllim u morën hua për tharjen graduale të kënetave pranë qytetit, për ndërtimin e hotelit të parë dhe krijimin dhe formimin e..

botuar më 21-06-08 7.15.PD

Kisha “Shën Joan Letni” mban kujtime për fshatin e zhytur Pçelinci

Një tempull i vogël, i strehuar në një shkëmb të rrethuar me ujë, ruan histori nga Mesjeta deri në ditët e sotme. Nga ngjarjet e shumta dhe fenomenet natyrore që kanë ndodhur gjatë viteve të kaluara më e tmerrshmja prej tyre është nga shekulli i..

botuar më 21-06-04 7.15.PD