Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryengritja e Prillit është një mesazh për të ardhmen

Rikrijimi i momenteve më të rëndësishme të Kryengritjes së Prillit në Klisura
Foto: Presidenca

Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.

"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.

Më shumë nga rubrika

Kisha “Shën Joan Letni” mban kujtime për fshatin e zhytur Pçelinci

Një tempull i vogël, i strehuar në një shkëmb të rrethuar me ujë, ruan histori nga Mesjeta deri në ditët e sotme. Nga ngjarjet e shumta dhe fenomenet natyrore që kanë ndodhur gjatë viteve të kaluara më e tmerrshmja prej tyre është nga shekulli i..

botuar më 21-06-04 7.15.PD

2 qershor – një ditë për homazhe dhe për kujtimin e heronjve

Mbushen 145 vjet nga dita e paharrueshme për historinë tonë - 2 qershori i vitit 1876, kur në zjarrin e luftës për pavarësinë kombëtare, Bullgaria humbi një nga heronjtë e vet dhe personazh më domethënës - poetin-revolucionar Hristo Botev. Me..

botuar më 21-06-02 9.00.PD
Zdravko Dimitrov

Zbuluan një nekropol nga koha e Shtetit të Parë Bullgar

Tre nekropole nga epoka të ndryshme zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve nëpër trasenë e autostradës së re rreth fshatit të rrethit të Vidinit - Sinagovci në /Bullgarinë Veriperëndimore/. Çdo një prej tyre jep dëshmi të rëndësishme për të kaluarën..

botuar më 21-05-30 9.05.PD