Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vezë e Pashkëve prej tre metrash u sjell gëzim banorëve të qytetit Dimitrovgrad

Foto: Bashkia e qytetit Dimitrovgrad

Vezë gjigante ndriçuese e Pashkëve ndodhet përpara hyrjes së Parkut “Penjo Penev” në qytetin Dimitrovgrad. Simboli i Pashkëve bën përshtypje me madhësinë e tij të pabesueshme dhe kontribuon për humorin festiv. Veza vigane është bërë nga një kompani lokale, së bashku me një ekip të Ndërmarrjes Sociale Komunale. Për ta bërë atë u përdorën 2200 llamba, rrathë metali dhe më shumë se 150 metra linearë hekur. Veza gjigante peshon 70 kilogramë dhe shkëlqen në të kuqen.

Bashkia e qytetit Dimitrovgrad ka tradita në dekorimet e pazakonta të festave. Vite më parë, me rastin e festës së qytetit, në hyrje të një parku tjetër të qytetit, u instaluan stol i madh, tavolinë e madhe dhe llamba, si dhe një zemër metalike, të cilat janë gjithashtu gjigante dhe janë ndër vendet e preferuara për selfie dhe foto.


Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova