Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vezë e Pashkëve prej tre metrash u sjell gëzim banorëve të qytetit Dimitrovgrad

Foto: Bashkia e qytetit Dimitrovgrad

Vezë gjigante ndriçuese e Pashkëve ndodhet përpara hyrjes së Parkut “Penjo Penev” në qytetin Dimitrovgrad. Simboli i Pashkëve bën përshtypje me madhësinë e tij të pabesueshme dhe kontribuon për humorin festiv. Veza vigane është bërë nga një kompani lokale, së bashku me një ekip të Ndërmarrjes Sociale Komunale. Për ta bërë atë u përdorën 2200 llamba, rrathë metali dhe më shumë se 150 metra linearë hekur. Veza gjigante peshon 70 kilogramë dhe shkëlqen në të kuqen.

Bashkia e qytetit Dimitrovgrad ka tradita në dekorimet e pazakonta të festave. Vite më parë, me rastin e festës së qytetit, në hyrje të një parku tjetër të qytetit, u instaluan stol i madh, tavolinë e madhe dhe llamba, si dhe një zemër metalike, të cilat janë gjithashtu gjigante dhe janë ndër vendet e preferuara për selfie dhe foto.


Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Peshku në Detin e Zi po pakësohet ndjeshëm, paralajmërojnë shkencëtarët

Banuesit e qytetit Varna si dhe njerëzit nëpër bregdetin e Detit të Zi dinë shumë mirë se nën 150 metra thellësi ky det është i vdekur, aty nuk ka oksigjen, për shkak të shtresës së sulfurit të hidrogjenit. Por, e pyesin veten  se përse me çdo një..

botuar më 21-06-07 10.08.PD

Fotografi në qendër të Sofjes tregojnë për marrëdhëniet Bullgari - Danimarkë

Një ekspozitë fotografike në Kopshtin e Qytetit të Sofjes e ndal vëmendjen tonë mbi bashkëpunimin 90 vjeçar midis Bullgarisë dhe Danimarkës. Ekspozita e ve aksentin mbi letrën e Mbretit Frederik i VIII drejtuar Mbretit Bullgar Ferdinand për..

botuar më 21-06-07 7.15.PD

“Mjellma e bardhë e Danubit” rikthen bukurinë e vet

Sinagoga në qytetin Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore, e cila është e dyta për nga madhësia në Bullgari, së shpejti do të rikthejë shkëlqimin e saj. Kësaj here ajo nuk do të jetë shtëpi lutjeje, por qendër kulturore. Filloi restaurimi i..

botuar më 21-06-06 8.25.PD