Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vezë e Pashkëve prej tre metrash u sjell gëzim banorëve të qytetit Dimitrovgrad

Foto: Bashkia e qytetit Dimitrovgrad

Vezë gjigante ndriçuese e Pashkëve ndodhet përpara hyrjes së Parkut “Penjo Penev” në qytetin Dimitrovgrad. Simboli i Pashkëve bën përshtypje me madhësinë e tij të pabesueshme dhe kontribuon për humorin festiv. Veza vigane është bërë nga një kompani lokale, së bashku me një ekip të Ndërmarrjes Sociale Komunale. Për ta bërë atë u përdorën 2200 llamba, rrathë metali dhe më shumë se 150 metra linearë hekur. Veza gjigante peshon 70 kilogramë dhe shkëlqen në të kuqen.

Bashkia e qytetit Dimitrovgrad ka tradita në dekorimet e pazakonta të festave. Vite më parë, me rastin e festës së qytetit, në hyrje të një parku tjetër të qytetit, u instaluan stol i madh, tavolinë e madhe dhe llamba, si dhe një zemër metalike, të cilat janë gjithashtu gjigante dhe janë ndër vendet e preferuara për selfie dhe foto.


Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Avokati i popullit i Bullgarisë nis një fushatë në mbështetje të shëndetit mendor të fëmijëve

Çdo ditë avokati i popullit merr sinjale nga prindërit, organizatat prindërore dhe psikologët e fëmijëve, të cilët paralajmërojnë për simptoma të ankthit tek adoleshentët si rrjedhoje e mbylljes gjatë pandemisë. Sipas të dhënave të sektorit..

botuar më 21-06-06 7.25.PD

Edicioni i tetëmbëdhjetë i nismës “Krishtlindjet Bullgare” mbështeti mjekimin e 326 fëmijëve

Edicioni i fundit i nismës “Krishtlindjet Bullgare”, që mbahet nën egjidën e Presidentit mblodhi 1 850 000 leva. Me përpjekjet dhe ndjeshmërinë e njerëzve “Krishtlindjet Bullgare” ndihmojnë diagnostikimin dhe mjekimin me kohë nëpërmjet siguimit të..

botuar më 21-06-05 7.15.PD

Prokuroria ka premtuar veprime kundër personave të sanksionuar nga SHBA-ja

Zyra e Prokurorisë njoftoi se do të marrë masa kundër të gjitha personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Prokuroria e shtetit njoftoi se edhe para vendosjes së sanksioneve sipas ligjit global "Magnitski", ishin sjellë në gjykatë Petër Harallampiev dhe..

botuar më 21-06-03 4.07.MD