Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe BSP nuk do të pranojë për të formuar qeverinë e vet

Foto: BGNES

Partia Socialiste bullgare (BSP) do të kthejë mandatin e tretë për të formuar qeveri sapo të dorëzohet më 5 maj nga Presidenti Rumen Radev, vendosi udhëheqja e partisë dhe grupi i saj parlamentar në një mbledhje. Forcat e para dhe të dyta politike - GERB dhe “Ka një popull i tillë”, gjithashtu refuzuan të formonin kabinetin e tyre. “Në zgjedhjet e fundit, një pjesë e madhe e votuesve panë në “Ka një popull të tillë” një mundësi për ndryshim”, arsyetoi vendimin për t’u kthyer mandatin udhëheqësja e BSP Kornelia Ninova. Ajo shtoi se partia disa herë u shtri dorë shumicës së forcave parlamentare, por ajo u refuzua. Kjo është arsyeja pse BSP do të kthejë mandatin dhe do t’i japë presidentit një shans për të formuar një kabinet zyrtar me njerëz të ndershëm dhe të respektuar që do të udhëheqin vendin përmes krizës deri në zgjedhjet e parakohshme.


Më shumë nga rubrika

Reagimet në Bullgari pas sanksioneve të SHBA-së

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sipas Ligjit “Magnitski” mbi disa persona me ndikim në Bullgari, bosi i bixhozit i cili aktualisht gjendet në Dubai, Vasill Bozhkov , tha se ai ka qenë "i vetmi që u bëri sinjal zyrtarisht..

botuar më 21-06-03 7.27.MD

Bullgaria dhe SHBA mbeten në regjimin e dialogut aktiv mbi të gjitha çështjet

Superioriteti i ligjit është në thelbin e procesit demokratik në çdo shtet ligjor. Në marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët tanë kemi theksuar bindjen tonë se luftimi i korrupsionit në të gjitha format e tij duhet të jetë përparësia jonë parimore..

botuar më 21-06-03 9.58.PD
Ilijana Jotova dhe Zef Mazi duke shqyrtuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Ilijana Jotova dhe Zef Mazi diskutuan përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së

Përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së u diskutua në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Vizita e Mazit është pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare, ku ai..

botuar më 21-05-31 6.05.MD