Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Motrat StoevI fituan titullin evropian të badminton

Motrat Stoevi
Foto: Komiteti Olimpik Bullgar

Stefani dhe Gabriella Stoevi fituan titullin e dyshes në Kampionatin Evropian të Badminton në kryeqytetin ukrainas Kiev. Motrat, të cilat ishin numri 1 në shortin kryesor, mundën në finale të renditurit të dytë në short Chloe Birch dhe Lauren Smith me rezultatin 2:0 dhe përfunduan turneun pa humbur asnjë lojë. Titulli evropian është i dyti për bullgaret pas atij në Huelva, Spanjë, në 2018.