Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Na pret një sezon i vështirë turistik

Foto: arkiv

Midis 60 dhe 70 për qind të hoteleve të mëdhenj në det nuk do të hapen gjatë sezonit turistik veror, mendon Georgi Nikollçev, kryetar i Asociacionit të Pronarëve në Turizëm. Arsyeja është “pasiguria absolute për mysafirët që do të vijnë nga jashtë”. Sipas hotelierit, qeveria duhet të marrë masa të shpejta për të negociuar klientët tanë kryesorë turistikë – Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Polonia. “Akoma nuk ka një rregullore të unifikuar të Bashkimit Evropian për turistët që udhëtojnë brenda komunitetit. Rregullore të tilla priten deri në fund të qershorit, kur megjithatë do të jetë tepër vonë për rezervime”,  tha Georgi Nikollçev.