Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare “Lind fëmijë në Bullgari”

Foto: Rodidete.bg

Fushata po mbahet për të dytin vit radhazi nga fondacionet “Ëndërr për Fëmijë” dhe “Super Foshnjë”, të cilat po punojnë në mënyrë aktive me të rinjtë në Bullgari. Përpjekjet kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën e profilaksisë së rregullt dhe rreziqet e vendimit të vonë për t’u bërë prindër.

Si pjesë e fushatës, të gjitha çiftet që presin fëmijë mund të regjistrohen në sajtin Rodidete.bg deri më 31 gusht 2021 për të marrë pjesë në lotari për çmime dhe ndihmë parash. Në fund të fushatës, njëzet prej tyre do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe do të marrin dhurata që përmbajnë gjithçka të nevojshme për muajt e parë të rritjes së fëmijës së tyre, mësojmë nga një intervistë me Ivelina Ruskova - Presidente e Fondacionit “Ëndërr për Fëmijë” për BNR- Stara Zagora.


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Mbi 80 për qind e dhuruesve të gjakut tek ne janë të afërm të atyre në nevojë

Vështirë se ka ndonjë nevojë për të bindur dikë që dhurimi i gjakut do të japë gjënë më të vlefshme - një shans për jetë. Dita e sotme i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit në të gjithë botën për nevojën për gjak të sigurt dhe produkte të gjakut...

botuar më 21-06-14 1.03.MD

“Prush” me autor Nasimo është grafiti më i madh në Evropën Lindore

Grafiti më i madh i pikturuar me detaje në Evropën Lindore dhe në Ballkan mund të shihet në qytetin Sliven, Bullgari Juglindore. Kompozita mban emrin “Prush” dhe është vepër i piktorit të njohur bullgar të grafitëve Stanisllav Trifonov (Nasimo) ...

botuar më 21-06-13 10.25.PD
Pamje nga qyteti Kjustendill viti 1927 / Foto: Muzeu Historik Regjional Kjustendill

Një arkiv digjital do të ruajë gjallë historinë e trashëgimisë sonë industriale

Fabrika, pajisje hekurudhore, ura, thertore, të cilët kanë përfshirë në veten e vet historinë e zhvillimit të stuhishëm të industrisë nga dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, sot rrëzohen ose “vetëndizen” dhe shkatërrohen. Që të ruajë..

botuar më 21-06-12 12.45.MD