Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare “Lind fëmijë në Bullgari”

Foto: Rodidete.bg

Fushata po mbahet për të dytin vit radhazi nga fondacionet “Ëndërr për Fëmijë” dhe “Super Foshnjë”, të cilat po punojnë në mënyrë aktive me të rinjtë në Bullgari. Përpjekjet kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën e profilaksisë së rregullt dhe rreziqet e vendimit të vonë për t’u bërë prindër.

Si pjesë e fushatës, të gjitha çiftet që presin fëmijë mund të regjistrohen në sajtin Rodidete.bg deri më 31 gusht 2021 për të marrë pjesë në lotari për çmime dhe ndihmë parash. Në fund të fushatës, njëzet prej tyre do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe do të marrin dhurata që përmbajnë gjithçka të nevojshme për muajt e parë të rritjes së fëmijës së tyre, mësojmë nga një intervistë me Ivelina Ruskova - Presidente e Fondacionit “Ëndërr për Fëmijë” për BNR- Stara Zagora.


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Bullgarët më të varfër janë jashtë masave mbështetëse antikrizë

Viti 2020 ishte një eksperiment ideal social, një stres test serioz për të gjithë sistemin tonë social, thonë analistët nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Atëherë për tre javë rreth 90 mijë bullgarë humbën punën e vet në vend, kurse qindra..

botuar më 21-07-12 7.05.PD

Më pak bullgarë dalin për të votuar në këto zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

Dita elektorale në Shkup ecën normalisht dhe pa probleme deri në këtë moment. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë gazetari Vlladimir Perev nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij pritjet për një aktivitet më të ulët elektoral në prag të..

botuar më 21-07-11 7.27.MD

Votimi me makineri – noviteti më i madh në zgjedhjet e sotme

Për herë të parë në Bullgari do të votohet detyrimisht me makineri në vendet ku zgjedhësit janë më shumë se 300. Sot në 9402 seksione në vend dhe në 273 jashtë vendit të gjithë votimi do të jetë me makineri. Për vendet ku në zgjedhjet e rregullta..

botuar më 21-07-11 7.15.PD