Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare “Lind fëmijë në Bullgari”

Foto: Rodidete.bg

Fushata po mbahet për të dytin vit radhazi nga fondacionet “Ëndërr për Fëmijë” dhe “Super Foshnjë”, të cilat po punojnë në mënyrë aktive me të rinjtë në Bullgari. Përpjekjet kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën e profilaksisë së rregullt dhe rreziqet e vendimit të vonë për t’u bërë prindër.

Si pjesë e fushatës, të gjitha çiftet që presin fëmijë mund të regjistrohen në sajtin Rodidete.bg deri më 31 gusht 2021 për të marrë pjesë në lotari për çmime dhe ndihmë parash. Në fund të fushatës, njëzet prej tyre do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe do të marrin dhurata që përmbajnë gjithçka të nevojshme për muajt e parë të rritjes së fëmijës së tyre, mësojmë nga një intervistë me Ivelina Ruskova - Presidente e Fondacionit “Ëndërr për Fëmijë” për BNR- Stara Zagora.


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Të rinj krijuan 10 filma për qytetin Varna, të cilët i përkushtohen 100 vjetorit të vendpushimit detar

“Kthimi i qytetit Varna në një qytet special detar, do të jetë një kusht për jetesën e popullsisë. Qyteti do të jetë një krenari për Bullgarinë, emri i tij do të qëndrojë barazi me emrat e qyteteve Nica dhe Monte Karlo” - me këtë bindje,..

botuar më 21-08-28 9.15.PD

Një shtesë prej 134 milion leva për kujdesin shëndetësor me azhurnimin e buxhetit

Deputetët miratuan në leximin e parë azhurnimin e buxhetit të Arkës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor, duke siguruar një shtesë prej 134 milion leva për kujdesin shëndetësor. Nga këto mjete 120 milion janë të parashikuara për të përballuar valën e re..

botuar më 21-08-26 1.58.MD

Punonjësit e zbatimit të ligjit janë të thirrur për ta bërë jetën tonë më të mirë

Kur punonjësit e policisë e kalojnë kufirin ligjor për të rivendosur rendin, flasim për arbitraritet policor. Pikërisht, një i tillë qe ushtruar gjatë kohës së protestave antiqeveritare, të cilat filluan gjatë verës së vitit 2020. Tani, një vit më..

botuar më 21-08-26 1.15.MD