Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare “Lind fëmijë në Bullgari”

Foto: Rodidete.bg

Fushata po mbahet për të dytin vit radhazi nga fondacionet “Ëndërr për Fëmijë” dhe “Super Foshnjë”, të cilat po punojnë në mënyrë aktive me të rinjtë në Bullgari. Përpjekjet kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën e profilaksisë së rregullt dhe rreziqet e vendimit të vonë për t’u bërë prindër.

Si pjesë e fushatës, të gjitha çiftet që presin fëmijë mund të regjistrohen në sajtin Rodidete.bg deri më 31 gusht 2021 për të marrë pjesë në lotari për çmime dhe ndihmë parash. Në fund të fushatës, njëzet prej tyre do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe do të marrin dhurata që përmbajnë gjithçka të nevojshme për muajt e parë të rritjes së fëmijës së tyre, mësojmë nga një intervistë me Ivelina Ruskova - Presidente e Fondacionit “Ëndërr për Fëmijë” për BNR- Stara Zagora.


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Tirana

Rivendosen fluturimet direkte mes Sofjes dhe Tiranës

Nga 1 gushti rivendosen fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje . Kompania GullivAir do t’i kryejë udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje në periudhën 6 gusht – 28 shtator. Qëllimi i..

botuar më 21-07-29 2.14.MD

Kabineti zgjati gjendjen e jashtëzakonshme epidemike deri më 31 gusht

Këshilli i Ministrave vendosi që afati i gjendjes së jashtëzakonshme epidemike të zgjatet deri më 31 gusht. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë aktualisht renditet në vendin e shtatë për nga vdekshmëria nga Covid-19. Me dozën..

botuar më 21-07-28 5.18.MD
Stojço Kacarov

Jetëgjatësia është ulur me një vit e gjysmë vitin e kaluar

Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov theksoi tre rreziqe kryesore për sëmundshmërinë e lartë dhe vdekshmërinë në valën e katërt të pritur Covid-19 – këto janë shkalla e ulët e vaksinimit, menaxhimi i dobët i krizës vitin e kaluar dhe sistemi..

botuar më 21-07-28 5.03.MD